Сетевая библиотекаСетевая библиотека
Forcat E Kundërta Aldivan Teixeira Torres ”Forcat e kundërta' është libri i parë i vëllimit “Profetizuesi”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profetizuesi dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profetizuesi propozon të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë. ”Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit “Profetizuesi”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profetizuesi dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profetizuesi propozon të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet.  Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie e lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugën e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur.” Forcat e Kundërta Aldivan Teixeira Torres Forcat e kundërta ____________________________ Nga: Aldivan Teixeira Torres ©2018-Aldivan Teixeira Torres Të gjitha të drejtat e rezervuara Aldivan Teixeira Torres E-mail:aldivanvid@hotmail.com Përkthyes:Gentian Cane ____________________________________________________ Ky libër, duke përfshirë të gjitha pjesët e tij, mbrohet me të drejtën e autorit dhe nuk mund të riprodhohet, rishitet apo transferohet pa lejen e autorit. Kualifikimet akademike: Diplomë universitare në Matematikë me specializim në po këtë fushë. _____________________________________________________ Biografi e Shkurtër: Aldivan Teixeira Torres, lindur në Arcoverde-PE, ka shkruar vëllimet Profeti, vëllimet Bijtë e dritës, poezi dhe skenarë. Karriera e tij letrare filloi në fund të 2011 me botimin e romanit të parë Forcat e Kundërta – misteri i shpellës. Për kushedi se çfarë arsye, ai e ndërpreu të shkruarit duke rinisur përsëri karrierën letrare në gjysmën e dytë të 2013. Që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Ai shpreson se shkrimet e tij do të kontribuojnë në kulturën Braziliane dhe Pernambuco, duke shtuar kënaqësinë e leximit tek ata të cilët nuk e kanë zakon të lexojnë. Motoja e tij është: “Për letërsinë, barazinë, vëllazërinë, drejtësinë, dinjitetin dhe nderimin e qenies njerëzore në mënyrë të përhershme”. “Dedikim” “Para së gjithash, Zotit, krijuesit për të cilin jeton gjithçka; mësuesve të jetës që gjithmonë më kanë drejtuar; të afërmve të mi, edhe pse nuk më kanë inkurajuar; të gjithë atyre që ende nuk kanë qenë të aftë të ribashkojnë “forcat e kundërta” në jetët e tyre.” Përmbledhje “Forcat e kundërta është libri i parë i vëllimit “Profeti”, ku personazhet kryesore janë dinamika e dyfishtë, Profeti dhe shoku i tij i pandarë i aventurave, Renato. Në këtë vëllim të parë, i lodhur nga monotonia, Profeti vendos të ndërmarrë një udhëtim në një mal që premton se është i shenjtë, me shpresën që ëndrrat e tij të bëhen realitet. Pas ngjitjes në mal, ai takon një roje, një qenie të lashtë plot mençuri, që i premton ta ndihmojë në rrugëtimin e tij. Me ndihmën e saj, ai kalon tre sfida që i japin atij fuqitë që i duhen për të hyrë në shpellën e dëshpërimit, një vend ku e pamundura bëhet e mundur. Ai vendos të hyjë aty. Duke shmangur kurthet dhe kaluar me sukses skenarët njëri pas tjetrit, ai arrin tek dhoma sekrete ku shndërrohet në një mendjemprehtë me plot fuqi, i aftë të kapërcejë kufijtë e hapësirës dhe kohës dhe të kuptojë dëshirat më të thella të zemrës. Duke u larguar nga shpella, ai ritakohet me rojen, dhe së bashku me djalin e quajtur Renato dërgohet në një mision që është akoma dhe më i komplikuar. Atje i duhet të zgjidhë padrejtësitë, të ndihmojë dikë që të gjejë veten dhe të ribashkojë forcat e kundërta që janë çekuilibruar. Kështu fillon aventura e tij e parë e madhe që premton emocione, suspansë, romancë dhe dramë. Ju vetë a keni një ëndërr? Atëherë lexojeni dhe zbuloni elementet kyçe që nevojiten për ta përmbushur. Lexim të këndshëm!” "Mbretëria e Parajsës është si një njeri që hedh farë të mirë në fushë. Një natë, kur të gjithë po flinin, erdhi armiku, hodhi farë të keqe në mes të grurit, dhe iku. Kur gruri u rrit, dhe filluan të formohen kallëzat, atëherë u shfaq edhe bari i keq. Punëtorët vështruan nga pronari, dhe i thanë. "Zotëri, a nuk i hodhët farë të mirë kësaj fushe? Atëherë, si mbiu vallë bari i keq?" Pronari u përgjigj: "'Ka qenë një njeri armiqësor që e bëri këtë." Punëtorët pyetën: "A ta shkulim barin e keq?" Pronari ua ktheu: "Jo mos. Mundet që duke shkulur barin e keq nga rrënjët, do të shkulni edhe grurin. Le të rriten së bashku deri sa të korrim. Dhe kur të fillojë koha e korrjeve do t’u them korrësve: Filloni njëherë me barin e keq dhe bëjeni tufa tufa për ta djegur. Pastaj grumbullojeni grurin në hangarin tim." Mateu 13:24-30. Hyrje "Forcat e Kundërta" përbën vetë një alternativë për të kapërcyer dualitetin e madh që ekziston brenda secilit prej nesh. Sa e sa herë në jetë jemi përballur me situata ku të dyja alternativat gjenden në rrethana të favorshme dhe të pafavorshme dhe zgjedhja e njërës prej tyre përbën një vuajtje të vërtetë. Ne duhet të mësojmë që të reflektojmë dhe të mendojmë me kujdes se cilën rrugë duhet të ndjekim vërtet dhe gjithashtu edhe pasojat që rrjedhin nga kjo zgjedhje. Në fund, na duhet të bashkojmë "forcat e kundërta” në jetët tona dhe t’i bëjmë ato që të japin rezultate. Kështu, ne mund të arrijmë lumturinë shumë të dëshiruar. Sa për librin, mund të themi se zanafilla erdhi nga një klithmë që dëgjohej në shpellën e dëshpërimit. Nga kjo klithmë morën shkas të gjitha aventurat e rrëfyera në libër. Mision i përmbushur, shpresoj të kem arritur qëllimin tim final që është thjesht ta bëja një njeri të ëndërronte. Kjo është ajo që propozoj aq më tepër tani që jetojmë në një botë plot me dhunë, mizori dhe padrejtësi. Pas botimit të këtij libri, "Forcat e kundërta" nuk do jenë më kurrë si më parë dhe mezi pres të filloj një aventurë të re së bashku me lexuesit të cilët gjithashtu duan të njëjtën gjë. Autori Përmbledhje Forcat e Kundërta (#ulink_c1dfeaaa-8ef7-53c5-b974-613fc9fd0f36) “Dedikim” (#ulink_67b8a33a-9640-5fd2-b681-2ac9974142fc) Përmbledhje (#ulink_2a7b23d4-481e-57e0-a612-a096bc01a91d) Hyrje (#ulink_7a68ed3e-025f-5b6d-8f0e-03becfe6a0ff) Një Erë e Re Përgatitjet (#ulink_6fecff28-df43-53bf-8809-bc2c8a4700eb) Mali i Shenjtë (#ulink_39ab984c-61bf-500f-b4aa-532b276e8b6c) Kasollja (#ulink_1455bf12-dd10-5251-b831-e237a6e2672b) Sfida e Parë (#ulink_d15a2c58-b143-5a37-ae28-ced090cc989b) Sfida e Dytë (#ulink_4774481a-64c9-5d37-9346-d40f566004b0) Fantazma e Malit (#ulink_3ab4f09d-cafe-573d-bf09-56884f2ffb24) Dita D (#ulink_9961cb6f-e1af-503c-aaf5-abe63aa7ce4e) Vajza e Re (#ulink_5bc41ea8-0d4e-507e-a0b7-9999160d919c) Lëkundja (#ulink_99bdcab1-dea7-5fa3-87a5-4e0a27a24324) Një Ditë Para Sfidës së Fundit (#ulink_0abc9cd5-5eb9-546c-ac7d-6704fa53dc44) Sfida e Tretë (#ulink_8aacb10d-9532-59e8-afab-e09649af40ad) Shpella e Dëshpërimit (#ulink_b1345497-ab65-58a5-b9ca-d34e7cfa4434) Mrekullia (#ulink_e5509a7b-2fe4-5e76-ad2b-2f98899310c3) Dalja nga Shpella (#ulink_ed9229da-8ca7-5a3b-b4ce-75b73f0f2336) Ritakimi me Rojen (#litres_trial_promo) Përshëndetja me Malin (#litres_trial_promo) Një Udhëtim Mbrapa në Kohë (#litres_trial_promo) Ku gjendem? (#litres_trial_promo) Përshtypjet e Para (#litres_trial_promo) Hoteli (#litres_trial_promo) Dreka (#litres_trial_promo) Një Shëtitje Nëpër Fshat (#litres_trial_promo) Kështjella e Zezë (#litres_trial_promo) Rrënojat e Kishës (#litres_trial_promo) Urdhri (#litres_trial_promo) Takimi me Banorët (#litres_trial_promo) Biseda Vendimtare (#litres_trial_promo) Vegimi (#litres_trial_promo) Fillesa (#litres_trial_promo) Hekurudha (#litres_trial_promo) Shpërngulja (#litres_trial_promo) Mbërritja në Shtëpinë Njëkatëshe (#litres_trial_promo) Takimi me Kryetarin e Bashkisë (#litres_trial_promo) Takimi me Fermerët (#litres_trial_promo) Rikthim në Shtëpi (#litres_trial_promo) Lajmërimi (#litres_trial_promo) Dita e Parë e Punës (#litres_trial_promo) Pikniku (#litres_trial_promo) Zbritja nga Mali (#litres_trial_promo) Abuzimet e Majorit (#litres_trial_promo) Mesha (#litres_trial_promo) Reflektimet (#litres_trial_promo) Sukavão (#litres_trial_promo) Tregu (#litres_trial_promo) Rasti me Lopën (#litres_trial_promo) Presa (#litres_trial_promo) Mesazhi (#litres_trial_promo) Takimi (#litres_trial_promo) Rrëfimi (#litres_trial_promo) Thashethemi (#litres_trial_promo) Udhëtimi në Recife (#litres_trial_promo) Kthimi në Brendësi të Vendit (#litres_trial_promo) Martesa e Ujdisur (#litres_trial_promo) Vizita (#litres_trial_promo) Rrahja (#litres_trial_promo) Kushërira e Gerusës (#litres_trial_promo) "Bekimi" (#litres_trial_promo) Fenomeni (#litres_trial_promo) Një Shoqe e Re (#litres_trial_promo) Një Ditë Para Martesës (#litres_trial_promo) Tragjedia (#litres_trial_promo) Reja e Zezë (#litres_trial_promo) Martirët (#litres_trial_promo) Fundi i Vegimit (#litres_trial_promo) Dëshmia (#litres_trial_promo) Kthimi në Hotel (#litres_trial_promo) Ideja (#litres_trial_promo) Figura e Majorit (#litres_trial_promo) Puna (#litres_trial_promo) Takimi i Parë me Kristinën (#litres_trial_promo) Kthimi në Kështjellë (#litres_trial_promo) Mesazhi II (#litres_trial_promo) Udhëtimi për në Klimério (#litres_trial_promo) Vendimi (#litres_trial_promo) Përvoja në Shkretëtirë (#litres_trial_promo) Adhuruesit e Errësirës (#litres_trial_promo) Përvoja e Zotërimit (#litres_trial_promo) Burgu (#litres_trial_promo) Bashkëbisedimi (#litres_trial_promo) Vizita e Renatos (#litres_trial_promo) Takimi i Tretë me Kristinën (#litres_trial_promo) Thirrja e Ëngjëllit (#litres_trial_promo) Beteja Përfundimtare (#litres_trial_promo) Shembja e Strukturave Ekzistuese (#litres_trial_promo) Biseda me Majorin (#litres_trial_promo) Lamtumira (#litres_trial_promo) Kthimi (#litres_trial_promo) Në Shtëpi (#litres_trial_promo) Një Erë e Re Pas një përpjekje të pasuksesshme për botimin e një libri, e ndjeva se m’u rikthye dhe m’u shtua përsëri forca. Mbi të gjitha, besoj në talentin tim dhe kam besim se do t’i realizoj ëndrrat që kam. Kam mësuar se çdo gjë ndodh në kohën e vet dhe besoj se vetë jam një njeri aq i pjekur sa të arrij qëllimet e mia. Mbajeni mend gjithmonë: Kur vërtet duam diçka, bota punon që të na e bëjë atë të realizueshme. Ja kështu ndihem unë: me fuqi të ripërtërira. Duke hedhur vështrimin mbrapa, më vijnë në mend veprat që kam lexuar shumë kohë më parë të cilat më kanë pasuruar në kulturë dhe në dije. Librat na çojnë nëpër ambiente dhe universe të panjohura për ne. E ndjej se kam nevojë të jem pjesë e kësaj historie, historisë së madhe që e ka emrin letërsi. Nuk ka rëndësi nëse mbetem anonim apo bëhem një autor i famshëm i njohur në mbarë botën. Ajo që është e rëndësishme është kontributi që secili prej nesh i jep këtij universi të pamatë. Jam i lumtur për këtë këndvështrim dhe përgatitem të ndërmarr një udhëtim të gjatë. Ky udhëtim do të ndryshojë fatin tim dhe gjithashtu edhe fatet e atyre që me durim do mund të lexojnë këtë libër. Le ta nisim së bashku këtë aventurë. Përgatitjet Bëj gati valixhen me gjërat e mia personale më të rëndësishme: Disa rroba, disa libra të mirë, kryqi im i pandarë, bibla dhe ca letër për të shkruar. E ndjej se do të kem shumë frymëzim nga ky udhëtim. Ku i dihet, ndoshta do të bëhem autori i një tregimi të paharrueshëm që do ngelet në histori. Para se të shkoj gjithsesi, më duhet t’u them mirupafshim të gjithëve (veçanërisht mamasë sime). Ajo është më shumë protektive seç duhet dhe nuk do më lërë të shkoj pa një arsye të qartë ose të paktën me një premtim që do të kthehem shpejt. E ndjej se një ditë, do të më duhet të bërtas prej lirisë dhe të fluturoj si një zog që ka krijuar krahët e vet...dhe ajo do duhet ta kuptojë këtë, sepse unë nuk i përkas asaj, por më shumë universit që më mirëpriti pa kërkuar asgjë prej meje si këmbim. Është universi ai që më bëri të vendosja të bëhem shkrimtar dhe të kryej rolin tim dhe të zhvilloj talentin. Kur të arrij në fund të rrugës dhe të kem bërë diçka për veten, do të jem gati të hyj në komunikim me krijuesin dhe të marr vesh një plan të ri. Jam i sigurt se këtu do kem gjithashtu një rol të veçantë. Kap valixhen dhe në moment e ndjej ankthin të rritet brenda meje. Pyetjet më vijnë nëpër mend dhe më ngacmojnë: Si do të jetë ky udhëtim? A do të ketë vallë rrezik e panjohura? Çfarë masash më duhet të marr? Ajo ça di është se do më nxisë mendimet në lidhje me karrierën time dhe unë jam i gatshëm ta ndërmarr. Rrëmbej valixhen (përsëri) dhe para se të largohem, kërkoj familjen time që t’u them mirupafshim. Mamaja është në kuzhinë duke përgatitur drekën bashkë me motrën. Afrohem dhe u shpreh shqetësimin tim kryesor. —E shikoni këtë çantë? Do të jetë bashkëudhëtarja ime e vetme (përveç jush, lexues) në një udhëtim që po përgatitem të ndërmarr. Jam në kërkim të mençurisë, dijes dhe kënaqësisë nga profesioni im. Shpresoj se ju të dyja ta kuptoni dhe miratoni vendimin që kam marrë. Hajdeni; më jepni një përqafim dhe urimet tuaja më të mira. —Biri im, harroji qëllimet që ke, pasi janë të pamundura për njerëz të varfër si puna jonë. Ta kam thënë një mijë herë: Nuk do të bëhesh idhull apo diçka i tillë. Kuptoje mirë: Ti nuk ke lindur për të qenë njeri i madh—Tha Zhuljeta, Mamaja ime. —Dëgjoje mamanë tonë. Ajo e di se çfarë thotë dhe ka plotësisht të drejtë. Ëndrra jote është e pamundur sepse ti nuk ke talent. Pranoje se misioni yt është vetëm të bëhesh një mësues i thjeshtë matematike. Nuk do të shkosh më larg se kaq—Foli Dalva, Motra ime. —Pra atëherë, nuk ka asnjë përqafim? Përse nuk besoni se unë mund të bëhem i suksesshëm? Ju garantoj: Edhe nëse paguaj për të përmbushur ëndrrën time, do të jem i suksesshëm sepse një njeri i madh është ai që beson tek vetja. Do ta bëj këtë udhëtim dhe do të zbuloj gjithçka që gjendet atje. Do të jem i lumtur sepse lumturia qëndron tek ndjekja e rrugës që Zoti ndriçon rreth e përqark nesh në mënyrë që ne të dalim fitimtarë. Dhe duke u shprehur kështu, drejtohem nga dera me sigurinë se do të jem fitimtar në këtë udhëtim: udhëtimi që do më çojë në destinacione të panjohura. Mali i Shenjtë Shumë kohë më parë, dëgjova për një mal krejt të shkretë në krahinën e Pesqueiras. Është pjesë e vargmalit të Ororubás (emri indigjen) ku jetojnë banorët indigjenë Xukuru. Thonë se u bë i shenjtë pas vdekjes së një mjeku të mistershëm nga një prej fiseve Xukuru. Është e mundur që një dëshirë të bëhet realitet përsa kohë që qëllimi është i pastër dhe i sinqertë. Kjo është fillesa e udhëtimit tim, objektivi i të cilit është të bëj të pamundurën të mundur. A e besoni lexues? Atëherë qëndroni me mua duke i kushtuar vëmendje të veçantë rrëfimit. Duke ecur në autostradën BR-232, mbërrij në bashkinë e Pesqueiras, ku afro pesëmbëdhjetë milje nga qendra është Mimoso, një nga krahinat e saj. Një urë moderne, e ndërtuar rishtazi, siguron akses te ky vend që ndodhet mes maleve të Mimosos dhe Ororubás, që lagen nga Lumi Mimoso që rrjedh deri në fund të luginës. Mali i shenjtë është fiks në këtë vend dhe këtu gjendem unë duke udhëtuar. Mali i shenjtë ndodhet në afërsi të krahinës dhe brenda një kohe të shkurtër gjendem në rrëzë të tij. Mendja ime endet në hapësirë dhe në kohë të largët duke përfytyruar situata dhe fenomene. Çfarë më pret me të hipur në këtë mal? Sigurisht që këto do jenë përvoja të gjalla dhe motivuese. Mali ka lartësi të vogël (2300 këmbë) dhe në çdo hap unë ndjej më shumë besim në vete, por gjithashtu edhe pritshmëri. Më vijnë në mend kujtime nga përvojat e gjalla që kam përjetuar gjatë këtyre njëzet e gjashtë viteve të mia. Në këtë periudhë të shkurtër, ka patur shumë ngjarje fantastike që më kanë bërë të besoj se isha i veçantë. Dalngadalë, mund t’i ndaj këto kujtime me ju lexues, dhe pa gajle fare. Gjithsesi ky nuk është momenti. Do vazhdoj me rrugën për në mal sipër në kërkim të gjithë dëshirave të mia. Kjo është ajo çka shpresoj dhe si herë e parë ndihem i lodhur. Kam udhëtuar deri në gjysmën e rrugës. Nuk ndjej lodhje fizike ekstreme por kryesisht mendore për shkak të zërave të panjohur që më kërkojnë të kthehem. Ata insistojnë ca si shumë. Sidoqoftë, unë nuk dorëzohem kollaj. Dua të arrij në majë të malit për gjithçka që ia vlen. Mali merr frymë për mua duke nxjerrë një ajër krejt ndryshe dhe që prek ata që besojnë në shenjtërinë e tij. Kur të mbërrij aty, ma ha mendja se do ta di me saktësi çfarë duhet të bëj për të marrë rrugën që do më çojë nëpër këtë udhëtim që e kam pritur aq gjatë. E ruaj fort besimin tim dhe qëllimet e mia sepse unë kam një Zot që është Zoti i të pamundurës. Le të vazhdojmë të ecim. Kam bërë tashmë tre të katërtat e rrugës por ende po më shqetësojnë zërat. Kush jam unë? Ku jam duke shkuar? Pse mendoj se jeta ime do të ndryshojë rrënjësisht pas kësaj përvoje në mal? Duke mos i marrë zërat në konsideratë, më duket se jam i vetëm në gjithë këtë rrugë. A mundet vallë që edhe shkrimtarët e tjerë të kenë pasur të njëjtën ndjesi duke shkuar nëpër shtigjet e shenjta? Mendoj se misticizmi im do të jetë ndryshe nga i ndonjë tjetri. Duhet të vazhdoj, më duhet të kapërcej dhe t’u rezistoj të gjitha pengesave. Gjëmbat që më shpojnë trupin janë jashtëzakonisht të rrezikshme për qeniet njerëzore. Nëse i mbijetoj kësaj ngjitjeje, do ta konsideroja veten fitimtar. Pak nga pak, po i afrohem majës. Gjendem tashmë vetëm ca këmbë larg. Djersa që po më rrjedh nga trupi duket se është bërë njësh me aromat e shenjta të malit. Ndalem për pak. A do jenë merakosur vallë njerëzit e mi të dashur? Epo, tani vërtet që nuk ka rëndësi. Më duhet të mendoj për veten momentalisht, në mënyrë që të arrij në majën e malit. E ardhmja ime varet nga kjo. Vetëm disa hapa të tjerë dhe arrij në majë. Fryn një erë e ftohtë, zërat torturues më pështjellojnë arsyen dhe nuk ndihem mirë. Zërat bërtasin: —Ai ia doli mbanë, ai do të shpërblehet! –A është i denjë ai për këtë? –Si arriti ta ngjisë gjithë këtë mal? Jam i pështjelluar dhe më merren mendtë; Nuk mendoj se jam mirë. Zogjtë cicërijnë, dhe rrezet e diellit më përkëdhelin fytyrën në të gjitha pjesët e saj. Ku jam? Më duket sikur kam qenë i pirë një ditë më parë. Mundohem të ngrihem por një krah më pengon ta bëj këtë. Shoh se afër meje është një grua në moshë mesatare, me flokë të kuqe dhe lëkurë të nxirë nga dielli. —Kush je ti? Çfarë më ka ndodhur? Më dhemb i gjithë trupi. Mendja ndihet e pështjelluar dhe e zbehtë. Mos është ngaqë gjendem në majë të malit? Mendoj se duhet të kisha qendruar në shtëpi. Ëndrrat më kanë shtyrë të vija deri këtu ku jam. Iu ngjita malit me ngadalë, plot shpresë për një të ardhme më të mirë dhe me një synim për t’u rritur personalisht. Gjithsesi, praktikisht nuk mund të lëviz. M’i sqaro të gjitha këto, të lutem shumë. —Unë jam roja e malit. Unë jam shpirti i Tokës që lëviz aty këtu. Kam ardhur këtu sepse ti e fitove sfidën. A dëshiron që t’i bësh ëndrrat e tua realitet? Do të të ndihmoj ta arrish këtë, biri i Zotit! Ke akoma shumë sfida për të përballuar. Unë do të të stërvis. Mos ki frikë. Zoti yt është me ty. Pusho pak. Do të vij prapë me ushqime dhe ujë për të plotësuar nevojat që ke. Ndërkohë, çlodhu dhe medito siç bën gjithmonë. Dhe duke thënë kështu, gruaja m’u zhduk nga sytë. Ky imazh ngacmues më la më të stresuar dhe plot me dyshime. Çfarë sfidash më duhet të kaloj? Çfarë përmbajnë këto sfida? Maja e malit ishte vërtet një vend i qetë dhe shumë i shndritshëm. Nga kaq lart, mund të shihet grumbulli i vogël i shtëpive në Mimoso. Është një pllajë e mbushur me rrugë të rrëpirta plot me bimësi në të gjitha anët. A do t’i realizojë planet e mia ky vend i shenjtë, i paprekur nga natyra? A do më bënte vallë një shkrimtar me të nisur udhëtimin? Vetëm koha mund t’i jepte përgjigje këtyre pyetjeve. Meqë gruaja po vonohej pak, fillova të meditoja në majën e malit. Përdora këtë teknikë: së pari, çlirova mendjen (duke mos pasur asnjë mendim). Nisa të jem në harmoni me natyrën përreth meje, duke soditur me mendje të gjithë vendin. Nga këtu, nis të kuptoj se jam pjesë e natyrës dhe se ne jemi të bashkëngjitur në një ritual të madh lidhjeje shpirtërore. Heshtja ime është heshtja e Mëmës Natyrë; e qara ime është gjithashtu e qara e saj; Dalngadalë, nis të kuptoj dëshirat dhe aspiratat e saj, dhe anasjelltas. E ndjej tek kërkon ndihmë e stresuar, tek përgjërohet që t’i shpëtohet jeta nga shkatërrimi që po i bëjnë njerëzit: Shpyllëzimi, aktiviteti i nxjerrjes minerare, gjuetisë dhe peshkimit pa kriter, emetimi i gazeve ndotëse në atmosferë dhe mizoritë e tjera që bëjnë njerëzit. Po kështu, ajo më dëgjon dhe më mbështet në të gjitha planet që kam. Ne jemi krejt të kyçur gjatë meditimit. E gjithë harmonia dhe bashkëpunimi më ka lënë totalisht në heshtje dhe të përqendruar në dëshirat e mia. Derisa diçka ndryshoi: Ndjeva të njëjtën prekje që më zgjoi njëherë më parë. Hapa sytë, ngadalë, dhe pashë se gjendesha ballë për ballë me po atë grua që e quante veten roja e malit të shenjtë. —E shoh se po e kuptoni sekretin e meditimit. Mali ju ka ndihmuar të zbuloni pakëz prej aftësive që keni. Ju do të rriteni në shumë mënyra. Do të të ndihmoj gjatë këtij proçesi. Së pari, të kërkoj që të kthehesh tek natyra dhe të gjesh trungje, listela, mbështetëse dhe litarë për të ngritur një kasolle, dhe pastaj dru zjarri për të bërë një zjarr të madh. Tashmë nata po afrohet dhe ti ke nevojë të mbrohesh nga bishat e egra. Duke filluar që nesër, do të të mësoj mençurinë e pyllit në mënyrë që të mund të kapërcesh sfidën e vërtetë: Shpellën e dëshpërimit. Vetëm pastërtia e zemrës i mbijeton zjarrit të saj. A dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen realitet? Atëherë paguaj për çmimin që kanë ato. Universi nuk jep ndonjë gjë falas për askënd. Jemi ne që duhet të jemi të denjë në mënyrë që të arrijmë suksesin. Ky është një mësim që duhet ta mësosh, biri im. —Të kuptoj. Shpresoj se do mësoj gjithçka që më duhet për të kapërcyer sfidat e shpellës. Nuk e kam fare idenë se çfarë sfidash janë por kam besim në vete. Nëse arrita të hip në majë të malit, do t’ia dal mbanë edhe te shpella. Kur të largohem, mendoj se do jem i përgatitur për të fituar dhe për të patur sukses. —Prit, mos ki kaq shumë besim në vete. Ti nuk e njeh shpellën që po të tregoj. Dije se shumë luftëtarë janë përpjekur më parë të luftojnë me zjarrin e saj por janë asgjësuar. Shpella nuk ka mëshirë për asnjë njeri, as edhe për ëndërrimtarët. Ki durim dhe mëso gjithçka që do të të tregoj unë. Kështu që do të bëhesh një fitimtar i vërtetë. Mbaj mend: Besimi në vete të ndihmon, por vetëm në masën e duhur. —Të kuptoj. Të faleminderit për të gjitha këshillat që më dhe. Të premtoj se do t’i zbatoj deri në fund. Kur të më kapë frika e dyshimit, do të sjell në mend fjalët e tua, gjithashtu edhe Zotin tim që më ruan gjithmonë. Edhe kur nuk ka shpëtim në natën e errët të shpirtit, unë frikë nuk do të kem. Do ta mund shpellën e dëshpërimit, shpellën nga e cila nuk ka shpëtuar askush! Gruaja tha mirupafshim me përzemërsi duke premtuar se do kthehej ditën tjetër. Kasollja Një ditë e re erdhi. Zogjtë fërshëllenin dhe këndonin këngën e tyre, era frynte nga verilindja dhe flladi i saj freskonte diellin që rrihte shumë nxehtë në këtë periudhë të vitit. Tani është Dhjetor dhe për mua ky muaj përbën një nga muajt më të bukur të vitit pasi është fillimi i pushimeve të shkollës. Është një pushim i merituar pas një viti të gjatë kushtuar studimeve universitare në degën e Matematikës; Momenti kur mund të harrosh të gjitha integralet, derivatet dhe kordinatat polare. Tani më duhet të merakosem për të gjitha sfidat me të cilat do më përplasë jeta. Ëndrrat e mia varen nga kjo. Shpina më dhemb si rezultat i një nate me gjumë të keq, i shtrirë në tokën e shkelur që e përgatita si shtratin tim. Kasollja që ngrita me shumë përpjekje dhe zjarri që ndeza më dhanë njëfarë sigurie për natën. Gjithsesi, dëgjova britma dhe zhurmë hapash aty jashtë. Po ku më kanë çuar ëndrrat e mia? Përgjigja është: në fund të botës aty ku qytetërimi ende nuk ka mbërritur. Po ti lexues, çfarë do bëje? A do ta rrezikoje veten në një udhëtim për t’i bërë realitet ëndrrat e tua më të mëdha? Le të vazhdojmë me rrëfimin. I zhytur në pyetjet dhe mendimet e mia, gati nuk e kuptova se, pranë meje, ishte ajo gruaja e çuditshme që më premtoi të më ndihmonte në rrugëtimin tim. —A fjete mirë? —Nëse mirë do të thotë se jam prapë i tëri, atëherë them se po. —Pikësëpari, më duhet të të them se toka ku po shkel është e shenjtë. Kështu që, mos u gënje nga pamja e jashtme ose nga tërheqja momentale. Sot është sfida jote e parë. Nuk do të të sjell më ushqim apo ujë. Do t’i gjesh vetë për llogarinë tënde. Ndiq zemrën në të gjitha situatat. Duhet ta dëshmosh se je i denjë. —Ka pak ujë dhe ushqim në këtë gëmushë dhe a duhet ta marr? Shiko, Zonjë, unë jam mësuar të bëj pazar në supermarket. E shikon këtë kasolle? Më ka kushtuar djersë dhe lot dhe prapë nuk ma ha mendja se është e sigurtë. Pse nuk ma dhuron atë që më nevojitet? Mendoj se e kam treguar me prova se jam i denjë që në momentin që hipa në malin e thepisur. —Kërko për ushqim dhe ujë. Mali është vetëm një hap në proçesin e rritjes tënde shpirtërore. Akoma nuk je gati. Më duhet të të kujtoj se unë nuk jap dhurata. Nuk kam fuqi për ta bërë këtë. Jam vetëm shigjeta që të tregon rrugën që duhet ndjekur. Shpella është ajo që të dhuron çfarë ke dëshirë. Quhet shpella e dëshpërimit siç e deshën ata, ëndrrat e të cilëve u bënë të pamundura. —Do ta provoj. Nuk kam çfarë të humbas. Shpella është shpresa ime e fundit për të patur sukses. Dhe duke thënë këtë, ngrihem dhe nis sfidën time të parë. Gruaja u zhduk si tymi. Sfida e Parë Me një shikim të shpejtë, shoh se para meje është një shteg i shkelur. Filloj të eci teposhtë. Në vend të shkurreve plot me gjemba, gjëja më e mirë do ishte të ndiqja shtegun. Gurët që rrëzohen ndërkohë që eci, më duket se diçka më thonë. A ka mundësi që të jem në rrugën e duhur? Mendoj për gjithçka që lashë pas ndërkohë që jam në kërkim të ëndrrës sime: Shtëpi, ushqim, rroba të pastra dhe librat e mi të matematikës. A ia vlen kjo vallë? Mendja më thotë se do ta zbuloj. (Koha do ta tregojë). Gruaja e çuditshme më duket se nuk m’i ka thënë të gjitha. Sa më shumë që eca, aq më pak e zbulova. Tani që kam mbërritur, nuk m’u duk se maja qe aq e lartë. Një dritë...Shoh një dritë përpara. Më duhet të shkoj atje. Arrij në një lëndinë të madhe ku rrezet e diellit pasqyrojnë qartë pamjen e malit. Rrugës i erdhi fundi dhe tani ajo ndahet në dy shtigje të tjera të veçanta. Çfarë të bëj? Kam ecur për orë të tëra dhe duket se fuqitë më kanë mbaruar. Ulem për të pushuar një moment. Dy shtigje dhe dy zgjedhje. Sa e sa herë në jetë jemi vënë përballë situatave të tilla si kjo; Sipërmarrësi që duhet të zgjedhë midis mbijetesës së kompanisë apo pushimit nga puna të disa punonjësve; Mamaja e varfër në zonat e thella verilindore të Brazilit, e cila duhet të zgjedhë se kë nga fëmijët e saj duhet të ushqejë; Bashkëshorti jobesnik i cili duhet të zgjedhë midis gruas dhe dashnores së tij; Gjithsesi, ka shumë situata të ndryshme në jetë. Avantazhi që kam është se zgjedhja ime do më prekë vetëm mua. Më duhet të ndjek intuitën ashtu siç më sugjeroi gruaja. Ngrihem dhe zgjedh shtegun në të djathtë. Eci me hapa të mëdhenj dhe nuk zgjat shumë dhe shoh shpejt një lëndinë tjetër. Këtë herë has në një pellg me ujë me disa kafshë rreth e rrotull. Ato po freskohen në ujin e kthjellët dhe të tejdukshëm. Si duhet të vazhdoj? Gjeta ujë më në fund por është i mbushur me kafshë. Pyes zemrën time dhe më thotë se çdokush ka të drejtën për të patur ujë. Thjesht nuk mundem që t’i tremb dhe t’i privoj ato nga uji. Natyra jep burime të bollshme për mbijetesën e njerëzve të saj. Unë jam veçse një fije në pëlhurën që end ajo. Nuk jam aq lart sa ta konsideroj veten padron të saj. Me duart e mia, arrij tek uji dhe e hedh në një vazo të vogël që e solla nga shtëpia. Pjesa e parë e sfidës u kalua. Tani më duhet të gjej ushqim. Vazhdoj të eci, nëpër shteg, me shpresën që të gjej diçka për të ngrënë. Stomaku po më bën gërr gërr ndërkohë që tashmë ka kaluar mesdita. Nis të vështroj nga të dyja anët e shtegut. Ndoshta ushqimi gjendet brenda në pyll. Sa shpesh kërkojmë rrugën më të lehtë por nuk është ajo që na çon te suksesi? (Jo çdo alpinist që ndjek një shteg të caktuar është i pari që arrin në majën e malit). Rrugët e shkurtra të çojnë shpejt tek objektivi që ke. Me këtë mendim, e lë shtegun dhe fill pas tij gjej një pemë banane dhe arrë kokosi. Ja këtu do ta marr ushqimin. Më duhet të ngjitem nëpër to me po atë forcë dhe besim që ngjita edhe malin. E provoj një, dy, tre herë. Ia dal mbanë. Do të kthehem prapë te kasollja tani pasi sfidën e parë e kalova. Sfida e Dytë Me të vajtur te kasollja, gjej rojen e malit e cila duket më madhështore se kurrë ndonjëherë. Ajo nuk i heq sytë prej meje. Mendoj se jam shumë i veçantë për Zotin. E ndjej praninë e tij në çdo moment. Ai më ringjall me të gjitha mënyrat. Kur isha i papunë, Ai më hapi një derë; kur unë nuk kisha ndonjë mundësi për t’u rritur profesionalisht, Ai më dha rrugë të reja; ndërkohë në kohë krize, ai më çliroi nga kthetrat e Djallit. Gjithsesi, ajo pamje aprovuese e gruas së çuditshme më kujtoi njeriun që isha deri më tani. Qëllimi im aktual ishte të fitoja pavarësisht pengesave që më duhej të kapërceja. —Pra ti dole fitimtar në sfidën e parë. Përgëzimet e mia. (Thirri gruaja). Sfida e parë kishte për qëllim të zbulonte mençurinë dhe aftësinë që ke për të marrë vendime dhe për t’i ndarë ato. Dy shtigjet përfaqësojnë "forcat e kundërta" që sundojnë universin (e mira dhe e keqja). Një qenie njerëzore është totalisht e lirë të zgjedhë ose njërën ose tjetrën. Nëse zgjedh shtegun në të djathtë, do të ndriçohet me ndihmën e ëngjëjve në çdo moment të jetës. Ky është shtegu që zgjodhe ti. Sidoqoftë, nuk është një rrugë e lehtë. Shpeshherë, do të të pushtojnë dyshimet dhe do të pyesësh veten nëse ky shteg vërtet ia vlen. Njerëzit në këtë botë gjithmonë do të të lëndojnë dhe do të përfitojnë nga dashamirësia jote. Akoma më tej, besimi që do kesh te të tjerët gati gati do të të bëjë të zhgënjehesh gjithmonë. Kur të mërzitesh, mbaj mend: Zoti yt është i fortë dhe kurrë nuk do të të braktisë. Kurrë mos e lër veten që pasuria dhe dëshirat e forta të të prishin zemrën. Ti je i veçantë dhe për këtë vlerë që ke, Zoti të konsideron si birin e tij. Kurrë mos e lër veten të biesh nga kjo mirësi. Shtegu në të majtë i takon çdokujt që i ngre krye thirrjes së Zotit. Të gjithë ne kemi lindur me një mision hyjnor. Sidoqoftë, disa devijojnë nga kjo si rrjedhojë e materializmit, ndikimeve të këqija, kalbëzimit të shpirtit. Ata që zgjedhin shtegun në të majtë nuk përfundojnë me një të ardhme të lumtur, na ka mësuar Jezusi. Çdo pemë që nuk jep frute të mira do të shkulet me rrënjë dhe do të flaket në errësirën aty jashtë. Ky është fati që do kenë njerëzit e këqinj pasi Zoti është i drejtë. Atëherë kur ti gjete gropën e ujit dhe ato kafshë të gjora aty, zemra të foli me zë të lartë. Dëgjoje atë gjithmonë dhe do të shkosh larg. Virtyti i ndarjes me të tjerët shkëlqeu tek ty atë moment dhe rritja jote shpirtërore ishte për t’u admiruar. Mençuria që kishe brenda vetes të ndihmoi të gjeje ushqim. Shtegu më i lehtë nuk është gjithmonë ai i duhuri. Mendoj se tani je gati për sfidën e dytë. Për tre ditë do të dalësh jashtë nga kasollja jote dhe do kërkosh një të vërtetë. Vepro sipas ndërgjegjes tënde. Nëse e kalon, atëherë do të shkosh tek sfida e tretë dhe ajo finale. —Të falenderoj që më shoqërove gjithë këtë kohë. Nuk e di se çfarë më pret në shpellë dhe as nuk e di se çfarë do më ndodhë aty. Ndihma jote është shumë e rëndësishme për mua. Qëkur hipa në mal, e kuptoj se jeta ime ka ndryshuar. Jam më i qetë dhe me më shumë vetëbesim për atë çka dua. Do ta përfundoj edhe sfidën e dytë. —Shumë mirë. Do shihemi pas tre ditësh duke filluar që nga ky moment. Dhe duke thënë këtë, gruaja u zhduk edhe një herë tjetër. Ajo më la vetëm në qetësinë e mbrëmjes rrethuar nga bulkthat, mushkonjat dhe insektet e tjera. Fantazma e Malit Mbi mal ra nata. Ndeza një zjarr dhe kërcitjet e tij më ngrohin zemrën. Ka kaluar dy ditë që kur hipa në mal dhe ende më duket aq i panjohur. Mendimet më fluturojnë dhe ndalin në fëmijërinë time: Shakatë, frikërat, tragjeditë. Më kujtohet mirë dita kur u vesha dhe u ngallosa si një Indian: Me hark, shigjetë dhe sëpatë. Tani, u gjenda në malin që ishte bërë i shenjtë, pikërisht duke marrë shkas nga vdekja e indigjenit misterioz (Mjeku i fisit). Më duhet ta çoj mendimin diku tjetër pasi frika po ma bën shpirtin akull. Zhurmat shurdhuese rrethojnë kasollen time dhe unë nuk kam asnjë ide se çfarë apo kush mund të jetë. Si e kapërcen një njeri frikën që ka në një moment të tillë? Më jep një përgjigje, ti lexues, pasi unë nuk e di. Mali është akoma i panjohur për mua. Zhurma po afrohet gjithnjë e më shumë dhe unë nuk kam ku të largohem. Ta braktis kasollen do ishte një budallallëk pasi mund të më kullufisin bishat e egra. Më duhet t’i bëj ballë çfarëdo që të jetë. Zhurma pushon dhe shfaqet një dritë. Kjo më frikëson akoma më shumë. Me guxim të tepruar, flas me zë të lartë: —Në emër të Zotit, kush është aty? Një zë hundor, me një tingull të pakuptueshëm, më përgjigjet: —Jam luftëtari trim që është asgjësuar nga shpella e dëshpërimit. Hiq dorë nga ëndrrat e tua ose do të kesh të njëjtin fat si unë. Kam qenë një njeri indigjen nga një fshat në Kombin Xukuru. Aspiroja të bëhesha kryetari i fisit tim dhe të isha më i fortë se luani. Kështu që iu drejtova malit të shenjtë për të arritur qëllimet e mia. Dola fitimtar te të treja sfidat që më imponoi roja e malit. Prapëseprapë, me të hyrë në shpellë, më gëlltiti zjarri i saj duke më shkatërruar kështu zemrën dhe qëllimet e mia. Sot, shpirti im vuan dhe ka ngecur pa shpresë te ky mal. Dëgjomë ose përndryshe do kesh të njëjtin fat si unë. Zëri sikur më ngriu në grykë dhe për një moment nuk mund t’i ktheja përgjigje shpirtit të munduar. Ai kishte lënë pas shtëpi, ushqim, një mjedis të ngrohtë familjar. Më kishin mbetur dy sfida në shpellë, në atë shpellë që mund ta bënte të pamundurën realitet. Nuk do të hiqja dorë kaq lehtë nga ëndrra që kam. —Më dëgjo mua, luftëtar trim. Shpella nuk bën mrekullira për gjëra të parëndësishme. Nëse gjendem këtu, është për një mision fisnik. Nuk më hyjnë në sy të mirat materiale. Ëndrra ime shkon përtej kësaj. Do më pëlqente të zhvillohesha profesionalisht dhe shpirtërisht. Me pak fjalë, dua të punoj duke bërë atë që më kënaq, të fitoj para në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuoj me talentin tim për një univers më të mirë. Nuk do të heq dorë aq kollaj nga ëndrra. Fantazma u përgjigj: —A e njeh shpellën dhe kurthet që ka ajo? Ti nuk je gjë tjetër veçse një djalosh i gjorë, i pavetëdijshëm për rrezikun ekstrem në këtë rrugë që po ndjek. Roja është një sharlatane që të ka mashtruar. Ajo do shkatërrimin tënd. Këmbëngulja e fantazmës më mërziti. A më njohu mua ajo, si rastësisht? Zoti, me mëshirën e tij, nuk do ta lejonte që unë të dështoja. Zoti dhe Shën Mëria faktikisht kanë qenë gjithmonë në anën time. Dëshmia e kësaj ishte shfaqja e Shën Mërisë gjatë gjithë jetës sime. Tek "Vegimi i një Mjeti" (libër që ende nuk e kam botuar) përshkruhet një skenë ku unë po ulem në një stol brenda në shesh, zogjtë dhe era po më ngacmojnë, dhe unë jam zhytur në mendime të thella rreth botës dhe jetës në përgjithësi. Papritmas, shfaqet silueta e një gruaje që me të më parë mua, pyet: —A beson në Zot, biri im? Shpejt i përgjigjem: —Sigurisht dhe me gjithë qenien time. Menjëherë, ajo më vë dorën në kokë dhe lutet: —Zoti i Gjithëlavdishëm të mbuloftë me dritë dhe të dhëntë shumë dhurata. Dhe me të thënë këtë, u largua dhe kur e kuptova, ajo nuk gjendej më pranë meje. Thjesht u zhduk. Ishte shfaqja e parë e Virgjëreshës Mari në jetën time. Dhe prapë e veshur si lypëse, erdhi tek mua duke më kërkuar ca të holla. Tha se ishte një fshatare dhe ende nuk kishte dalë në pension. I dhashë në çast disa monedha që më gjendeshin në xhep. Me të marrë paratë, më falenderoi dhe kur e kuptova, ajo ishte zhdukur. Në atë moment në mal, nuk kisha dyshimin më të vogël që Zoti më donte dhe që e kisha në krah. Prandaj, iu përgjigja fantazmës me njëfarë ashpërsie. —Nuk do ta dëgjoj këshillën tënde. I di kufijtë e mi dhe besimin tim. Ik, largohu! Shko frikëso ndonjë shtëpi apo ndonjë diçka tjetër. Më lër rehat! Dritat u fanitën dhe dëgjova zhurmën e hapave teksa largoheshin nga kasollja. Isha çliruar nga fantazma. Dita D Kaluan tre ditë që prej sfidës së dytë. Ishte e Premte në mëngjes, me një kohë të kthjellët, plot diell dhe dritë. Këtë mëngjes po sodisja horizontin kur m’u afrua gruaja e çuditshme. —A je gati? Kërko një ngjarje të pazakontë në pyll dhe vepro sipas parimeve që ke. Kjo është sprova jote e dytë. —Në rregull, ka tre ditë që po e pres këtë çast. Mendoj se jam i përgatitur. Gjithë nxitim, u drejtova për nga shtegu më i afërt që të nxirrte tek pylli. Hapat e mi vazhduan nën një ritëm gati muzikor. Çfarë do ishte tani kjo sfida e dytë? Më pushtoi ankthi dhe shpejtova hapin në kërkim të objektivit të panjohur. Mu para meje u shfaq një lëndinë në shtegun që u nda në dy të tjera. Por kur arrita atje, për habinë time nuk kishte më dy shtigje të degëzuara dhe në vend të kësaj po shihja këtë skenë: një djalë që po tërhiqej zvarrë nga një i rritur, dhe që po qante me të madhe. Më përfshinë emocionet para kësaj mizorie dhe kështu që thirra me të madhe: —Lëre djalin! Ai është më i vogël dhe i pambrojtur. —Jo. Nuk do ta lë! Po sillem kështu me të pasi ai nuk do të punojë. —Ti ore përbindësh! Fëmijët e vëgjël nuk duhet të punojnë. Ata duhet të mësojnë dhe të jenë të arsimuar. Lëre rehat! —E ça do më bësh, ti? Unë jam krejtësisht kundër dhunës por në atë moment zemra më tha të reagoja para këtij plehre. Djali duhej të shpëtonte. Me butësi e shtyva djalin nga ai kafshë dhe pastaj nisa të qëlloja atë njeri. Bastardi reagoi dhe më dha ca goditje. Njëra prej tyre më ra keq fare. Bota u rrotullua dhe një erë e fortë, depërtuese më pushtoi në gjithë qenien time: re te bardha dhe blu së bashku me zogjtë e shpejtë më kapluan mendjen. Në një moment, m’u duk sikur i gjithë trupi po endej nëpër qiell. Një zë i mekur më thirri nga larg. Në një moment tjetër m’u bë sikur po kaloja nëpër dyer, si të ishin pengesa njëra pas tjetrës. Dyert ishin të kyçyra mirë dhe m’u desh të bëja goxha përpjekje për t’i hapur. Çdo derë të nxirrte ose në sallone ose në faltore, në mënyrë të alternuar. Në sallonin e parë gjeta të rinj të veshur me të bardha, të mbledhur rreth një tryeze, në mes të së cilës gjendej një bibël e hapur. Kishte virgjëresha të përzgjedhura për të mbretëruar në botën e ardhme. Një forcë më nxori jashtë nga dhoma dhe kur hapa derën e dytë, përfundova në faltoren e parë. Në anë të altarit, po digjeshin shkopa temjani me lutjet e të varfërve të Brazilit. Në pjesën në të djathtë, po thoshte lutjet një prift me zë të lartë dhe që papritur nisi të përsëriste: Profeti! Profeti! Profeti! Pranë tij gjendeshin dy gra me bluza të bardha. Në to shkruhej: Ëndërr e mundur. Gjithçka nisi të errësohej, dhe kur u orientova pashë se po më tërhiqnin zvarrë me forcë dhe me një shpejtësi të atillë saqë m’u morën mendtë. Hapa derën e tretë dhe këtë herë gjeta një grup njerëzish të mbledhur: Një pastor, një prift, një Budist, një Spiritualist, një Hebre dhe një përfaqësues i feve Afrikane. Ata ishin vendosur në rreth dhe në mes kishte një zjarr, flakët e të cilit përvijonin emrin, "Bashkimi i njerëzve dhe rruga tek Zoti." Në fund, ata më përqafuan dhe më ftuan tek grupi. Zjarri nga mesi, erdhi tek dora ime dhe vizatoi fjalën "stazh pune për fillestarë." Zjarri ishte dritë e pastër dhe nuk më dogji. Grupi u nda, zjarri doli dhe mua përsëri më nxorën nga dhoma nga ku hapa derën e katërt. Faltorja e dytë ishte krejt e zbrazët dhe unë iu afrova altarit. U ula në gjunjë në nderim për Sakramentin e Bekuar, mora një letër që gjendej mbi dysheme dhe shkrova lutjen time. E palosa letrën dhe e vendosa në këmbë të ikonës. Zëri që ishte shumë larg u bë më i qartë dhe i mprehtë. Lashë faltoren, hapa derën dhe më në fund u zgjova. Pranë meje gjendej roja e malit. —Kështu pra, ti tani je zgjuar. Përgëzime! E fitove sfidën. Sfida e dytë kishte për qëllim të zbulonte aftësinë e vetes tënde dhe të veprimit. Të dyja rrugët që përfaqësonin "Forcat e Kundërta" u bënë një dhe kjo do të thotë se duhet të udhëtosh tek e djathta pa harruar dijen që do të fitosh sapo të takosh të majtën. Qëndrimi yt e shpëtoi fëmijën pavarësisht se ai nuk e kishte të nevojshme. E gjithë ajo skenë ishte një inskenim që bëra me mendjen time për të vlerësuar ty. Ti pate qasjen e drejtë. Shumica e njerëzve kur përballen me skena mizorie dhe padrejtësie preferojnë të mos ndërhyjnë. Indiferentizmi është një mëkat serioz dhe personi bëhet bashkëfajtor me atë që e kryen aktin. Ti dhe nga vetja jote, ashtu siç dha Jezu Krishti për ne. Ky është një mësim që do ta marrësh me vete gjatë gjithë jetës tënde. —Faleminderit për përgëzimet që me dhe. Do të veproj gjithmonë në favor të atyre që janë të përjashtuar. E paqartë për mua është përvoja shpirtërore që pata më parë. Çfarë do të thotë kjo? A mund të ma shpjegosh të lutem? —Ne të gjithë kemi aftësinë për të depërtuar në botërat e tjera nëpërmjet mendimit. Kjo është ajo që quhet udhëtim yjësor. Ka disa ekspertë në lidhje me këtë punë. Ajo çfarë pe duhet të jetë e lidhur me të ardhmen tënde apo të ardhmen e ndonjë personi tjetër, kurrë nuk i dihet. —E kuptoj. U ngjita në mal, përfundova dy sfidat e para dhe duhet të rritem shpirtërisht. Mendoj se së shpejti do të jem gati për t’u përballur me shpellën e dëshpërimit. Shpella që bën mrekullira dhe i bën ëndrrat më të realizueshme. —Ti duhet ta bësh sfidën e tretë dhe unë do të të tregoj se çfarë do ndodhë nesër. Do presësh udhëzimet e mia. —Po, Gjeneral. Do të jem në pritje gjithë ankth. Ky Fëmijë i Zotit, siç ti më ke quajtur, është shumë i uritur dhe do përgatisë një supë më vonë. Jeni e ftuar zonjë. —Shkëlqyeshëm. Unë e dua supën. Do ta përdor këtë si një avantazh timin për të të njohur më mirë ty. Gruaja e çuditshme u nis dhe më la vetëm në mendimet e mia. Vajta të kërkoja në pyll për diçka me të cilën të bëja supën. Vajza e Re Mali tashmë ishte bërë i errët ndërkohë që supa ishte gati. Era e ftohtë e natës dhe krikritë e insekteve e bënin ambjentin akoma dhe më rural. Gruaja e çuditshme ende nuk kishte ardhur te kasollja. Shpresoj t’i kem vënë të gjitha në rregull kur të mbërrijë ajo. Provoj supën: Me të vërtetë ishte e mirë edhe pse nuk i kisha të gjitha elementet që duheshin. Dal jashtë nga kasollja vetëm për pak dhe sodis parajsat: Yjet janë dëshmitarë të përpjekjeve të mia. U ngjita lart në mal, gjeta atje rojen e tij, kalova dy sfidat (njëra më e vështirë se tjetra), takova një fantazmë dhe akoma po rezistoj. "Të varfërit luftojnë më shumë për ëndërrat e tyre." Shoh se si janë vendosur yjet dhe ndriçimin që japin. Secili ka rëndësinë e vet në universin e madh ku ne jetojmë. Po kështu edhe njerëzit kanë gjithashtu rëndësinë e tyre. Ata janë të bardhë, të zinj, të pasur, të varfër, të fesë A, apo të fesë B apo të ndonjë sistemi tjetër besimi. Ata të gjithë janë fëmijë me të njëjtin baba. Unë gjithashtu dua të zë vendin tim në këtë univers. Jam një qenie mendimtare pa kufij. Mendoj se një ëndërr nuk ka çmim por unë jam i gatshëm të paguaj për të me qëllim që të hyj në shpellën e dëshpërimit. Sodis parajsat edhe njëherë tjetër dhe pastaj kthehem në kasolle. Nuk u habita kur gjeta rojen aty. —Keni shumë që jeni këtu? Nuk e kuptova fare. —Ti ishe aq i mbërthyer pas soditjes së parajsave saqë unë nuk dëshiroja ta shkëpusja magjinë e atij momenti. Dhe përveç kësaj, unë ndihem këtu si në shtëpinë time. —Shumë mirë. Ulu në këtë stol që kam sajuar. Do të të sjell supën. Me supën akoma të nxehtë, i shërbeva gruas së çuditshme me një pagure që gjeta në pyll. Era e natës më përkëdhelte fytyrën dhe më pëshpëriste fjalë në vesh. Kush ishte ajo grua e çuditshme së cilës po i shërbeja? Pyes veten nëse ajo donte vërtet të më shkatërronte ashtu siç nënkuptoi fantazma. Kisha shumë dyshime rreth saj dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u qartësuar. —A është e mirë supa? E përgatita me kujdesin më të madh. —Është e mrekullueshme! Me se e përgatite? —Është përgatitur me gurë. Thjesht shaka! Bleva një zog nga një gjuetar dhe mora edhe disa erëza natyrale nga pylli. Por, të ndërrojmë temë, kush je ti në të vërtetë? —Është shenjë respekti ndaj të zotit të shtëpisë nëse flet më parë për veten tënde. Kanë kaluar katër ditë që kur ke ardhur këtu në majë të malit dhe nuk e di akoma se si e ke emrin. —Shumë mirë. Por është histori e gjatë. Bëhu gati. Më quajnë Aldivan Teixeira Tôrres dhe jap lëndën e Matematikës në kolegj universitar. Dy pasionet e mia më të mëdha janë letërsia dhe matematika. Kam qenë gjithmonë një adhurues i librave dhe kam dashur qysh i vogël, që të shkruaj një libër timin. Kur isha në vitin e parë të shkollës së mesme, mblodha fjalë të mençura dhe proverba, si copëza nga librat e Eklesiastesit. Isha shumë i lumtur pavarësisht se tekstet nuk ishin të miat. Ia tregoja gjithkujt, me shumë krenari. Mbarova Shkollën e Mesme, bëra një kurs për kompjuter dhe e ndalova studimin për pak. Paskëtaj provova një kurs teknik në një kolegj lokal. Sidoqoftë, e kuptova se nuk ishte fusha ime, ishte thjesht fati që e dëshmoi. U përgatita për një stazh pune në këtë fushë. Gjithsesi, në ditën përpara provimit një forcë e pazakontë më kërkonte vazhdimisht që të hiqja dorë. Sa më shumë që kalonte koha, aq më shumë presion ndjeja nga kjo forca derisa vendosa mos ta bëja provimin. Presioni u largua dhe zemra ra në qetësi. Mendoj se ishte fati që nuk më la të shkoja. Ne duhet të respektojmë limitet tona. Unë bëra disa aplikime, më aprovuan dhe aktualisht kam postin e asistentit administrativ në fushën e arsimit. Para tre vitesh më erdhi një tjetër dëshmi e fatit. Pata ca probleme dhe përfundova me dobësi nervore. Atëherë nisa të shkruaj dhe në një kohë të shkurtër kjo më ndihmoi që të bëhesha më mirë. Si rezultat doli libri "Vegimi i një Mjeti” të cilin akoma nuk e kam botuar. E gjitha kjo nxori në pah aftësinë time për të shkruar dhe për të patur një profesion të denjë. Kjo është ajo çfarë mendoj: Unë dua të punoj duke bërë atë që më pëlqen dhe dua të jem i lumtur. A është shumë kjo që kërkon një njeri i varfër? —Natyrisht që jo, Aldivan. Ti ke talent dhe kjo gjë është e rrallë në këtë botë. Ti do kesh sukses në kohën e duhur. Fitimtarë janë ata që besojnë tek ëndrrat e tyre. —E besoj. Ja përse gjendem këtu në mes të asgjëkundit ku komoditetet e qytetërimit ende nuk kanë mbërritur. Gjeta një mënyrë për të hipur në mal, për të kapërcyer sfidat. E gjitha ça më ka mbetur tani është të hyj në shpellë dhe të realizoj ëndrrat e mia. —Jam këtu për të të ndihmuar. Kam qenë roja e malit qëkur është bërë i shenjtë. Misioni im është të ndihmoj gjithë ëndërrimtarët që kërkojnë shpellën e dëshpërimit. Disa kërkojnë të realizojnë ëndrrat materiale të tilla si para, pushtet, luks shoqëror ose ëndrra të tjera egoiste. Të gjithë deri tani kanë dështuar, dhe nuk kanë qenë pak. Shpella është e drejtë në plotësimin e dëshirave. Biseda vazhdoi gjallërisht edhe për ca kohë. Dalngadalë po humbja interesin ndërkohë që një zë i pazakontë më thirri nga jashtë kasolles. Çdo herë që më thërriste zëri, ndjehesha i detyruar që të dilja jashtë prej kureshtjes. Duhej të ikja. Duhej të dija se çfarë donte të thoshte ai zë në mendimet e mia. Gjithë mirësjellje, u përshëndeta me gruan dhe u nisa në drejtimin nga vinte zëri. Çfarë më pret? Le të vazhdojmë së bashku, lexues. Nata ishte e ftohtë dhe zëri insistues më rrinte prapë në mend. Kishte një lloj lidhje të çuditshme mes nesh. Tanimë kisha ecur disa këmbë jashtë kasolles por më dukej se ishin me milje për shkak të lodhjes që po ndieja në trup. Udhëzimet që kisha marrë në mendjen time më udhëhoqën nëpër errësirë. Më pushtoi një ndjenjë e përzier me ankth, frikë nga e panjohura dhe kureshtje. I kujt ishte ky zë i çuditshëm? Çfarë donte prej meje? Malin dhe të fshehtat e tij... Qëkur arrita të njoh malin, mësova ta respektoja. Roja dhe misteret e saj, sfidat me të cilat duhej të përballesha, takimi me fantazmën; gjithçka u bë e veçantë. Nuk ishte mali më i lartë në zonën e verilindjes apo edhe më mbresëlënësi, por ishte i shenjtë. Mitet e njeriut të mjekësisë dhe ëndrrat e mia më kishin çuar tek ai. Dua t’i fitoj të gjitha sfidat, të hyj në shpellë dhe të shpreh kërkesën time. Do të jem një njeri krejt ndryshe. Nuk do të jem më unë, por do të jem njeriu që kaloi shpellën dhe zjarrin e saj. Më kujtohen mirë fjalët e rojes, që mos të besoj shumë. Më kujtohen fjalët që Jezusi tha: -—Ai që beson tek mua do të ketë jetë të përjetshme. Rreziqet e ndërmarra nuk do më bëjnë të lë në mes ëndrrat e mia. Është ky mendim që më bën të kem edhe më shumë besim. Zëri bëhet akoma edhe më i fortë. Ma ha mendja se po arrij në destinacion. Drejt përpara, shoh një kasolle. Zëri më thotë të shkoj aty. Kasollja dhe zjarri i madh dhe i shndritshëm brenda saj ndodhen në një vend të sheshtë, dhe të gjerë. Një vajzë e re, e gjatë dhe e hollë me flokë të zeza po pjek mbi zjarr një tip ushqimi të shpejtë. —Kështu pra, erdhe. E dija se do t’i përgjigjeshe thirrjes sime. —Kush je ti? Çfarë do prej meje? —Jam një tjetër ëndërrimtare që dëshiron të hyjë në shpellë. —Çfarë fuqish të veçanta ke që më thërret me mëndjen tënde? —Është telepati, budalla. Nuk ke dijeni për të? —E kam dëgjuar. A mund të ma mësosh? —Ti do ta mësosh një ditë por jo prej meje. Më thuaj çfarë ëndrre të solli këtu? —Pikësëpari, më quajnë Aldivan. U ngjita në mal me shpresën për të gjetur forcat e mia të kundërta. Ato do përcaktojnë fatin tim. Kur dikush është në gjendje të kontrollojë forcat e kundërta, atëherë ai do arrijë të bëjë mrekullira. Kjo është ajo çka më nevojitet për të përmbushur ëndrrën time duke punuar në një fushë që më pëlqen dhe me të cilën do të bëj shumë shpirtra të ëndërrojnë. Dua të shkoj brenda në shpellë jo vetëm për vete por për të gjithë universin që më ka dhënë këto dhunti. Do të kem vendin tim në botë dhe në këtë mënyrë do të jem i lumtur. —Emri im është Nadja. Jam një banore e bregdetit Pernambucan. Dëgjova në vendin tim të flitet për këtë mal çudibërës dhe shpellën e tij. Menjëherë u interesova për të ndërmarrë këtë udhëtim edhe pse kisha mendimin se gjithçka ishte vetëm një legjendë. Mblodha plaçkat, u nisa, erdha në Mimoso dhe vajta lart në mal. Qëllova në shenjë. Tani që gjendem këtu, do të hyj brenda në shpellë dhe do të përmbush dëshirën time. Do të jem një Perëndeshë e madhërishme, e stolisur me pushtet dhe pasuri. Të gjithë do të jenë në shërbimin tim. Ëndrra jote është thjesht një ëndërr koti. Pse kërkon kaq pak kur mund të kemi gjithë botën? —E ke gabim. Shpella nuk bën mrekullira të një rëndësie të vogël. Nuk do t’ia dalësh mbanë. Roja nuk do të të lërë të hysh. Për të hyrë në shpellë duhet të kalosh tre sfida. Unë tashmë i kam fituar dy nga fazat. Sa ke fituar ti? —Sa kot fare, sfida dhe roje. Shpella respekton vetëm atë që është më i fortë dhe që ka më shumë vetëbesim. Nesër do t’i përmbush ëndrrat e mia dhe nuk do më ndalë askush, më dëgjon? —Ti e di më mirë. Do të jetë vonë kur të pendohesh. Epo, mendoj se duhet të shkoj. Kam nevojë të pushoj pak pasi është vonë. Sa për ty, nuk mund të të uroj fat të mbarë në shpellë sepse ti dëshiron të bëhesh më i madh se vetë Zoti. Kur njerëzit arrijnë në këtë pikë, ata shkatërrohen vetvetiu. —Gjepura, ti i ke të gjitha llafe. Asgjë nuk do më ndalojë që të zmbrapsem nga vendimi që kam marrë. Duke e parë se ajo nuk tërhiqej, u dorëzova dhe ndjeva keqardhje për të. Si mund të bëhen ndonjëherë njerëzit kaq të vegjël? Qenia njerëzore është me vlerë vetëm kur lufton për ideale të drejtësisë dhe barazisë. Duke ecur nëpër shteg, m’u kujtuan herët kur kam qenë në gabim, nëse ka qenë për shkak të një arsyetimi të keq apo edhe nga neglizhimi i të tjerëve. Më mërzit kjo gjë. Dhe e para fare, familja ime është totalisht kundër ëndrrës që kam dhe nuk ka besim tek mua. Kjo më lëndon. Një ditë ata do të arrijnë të gjykojnë dhe do të shohin se ëndrrat mund të jenë të mundura. Atë ditë, pasi të jetë thënë dhe bërë gjithçka, unë do të këndoj këngën e fitores dhe do të lartësoj Krijuesin. Ai më dha gjithçka dhe më kërkoi vetëm që t’i transmetoja dhuntitë pasi, ashtu siç thotë Bibla, mos e ndiz një dritë dhe ta vësh poshtë tavolinës. Vëre më mirë në krye që të gjithë ta duartrokasin dhe të ndriçohen. Shtegu përfundon dhe shoh menjëherë kasollen e cila më ka kushtuar aq shumë djersë për ta ndërtuar. Më duhet të shkoj të fle sepse nesër është një tjetër ditë dhe unë kam plane për veten dhe për botën. Natën e mirë, lexues. Deri në kapitullin tjetër... Lëkundja Nis një ditë e re. Zbardh dita, flladi i mëngjesit më përkëdhel flokët, zogjtë dhe insektet festojnë, dhe duket se bimësia po ringjallet. Kjo ndodh çdo ditë. Fërkoj sytë, laj fytyrën, laj dhëmbët dhe bëj një dush. Kjo është rutina ime para mëngjesit. Pylli nuk më ofron as përparësi dhe as opsione. Nuk jam mësuar me këtë gjë. Mamaja më ka llastuar deri në atë pikë sa të më shërbente edhe kafen. Ha mëngjesin në heshtje por diçka më rëndon në kokë. Çfarë do ketë sfida e tretë dhe sfida e fundit? Çfarë do të më ngjasë brenda tek shpella? Ka kaq shumë pyetje pa përgjigje saqë më merren mendtë. Mëngjesi kalon, dhe bashkë me të edhe rrahjet e zemrës, frikërat dhe drithërimat e mia. Kush isha unë tani? Sigurisht jo i njëjti. Iu ngjita një mali të shenjtë duke kërkuar një fat që as nuk e di fare se ça është. Gjeta rojen dhe zbulova vlera të reja dhe një botë edhe më të madhe nga ajo që përfytyroja më parë. Kalova dy sfida dhe tani më duhet vetëm të përballem me të tretën. Një sfidë e tretë drithëruese që ishte e largët dhe e panjohur. Gjethet rreth e rrotull kasolles lëvizin lehtazi si kurrë ndonjëherë. Kam mësuar të kuptoj natyrën dhe sinjalet e saj. Dikush po afrohet. —Tungjatjeta! Ka njeri aty? Kërceva përpjetë, hodha vështrimin në një drejtim tjetër, dhe pashë figurën misterioze të rojes. Ajo duket më e lumtur dhe akoma më e kuqe në fytyrë pavarësisht moshës së saj të dukshme. —Jam këtu, siç e sheh. Çfarë lajmesh më ke sjellë? —Siç e di, sot erdha për të të njoftuar mbi sfidën tënde të tretë dhe të fundit. Do të bëhet në ditën tënde të shtatë këtu në mal pasi është koha maksimale që një i vdekur mund të qëndrojë këtu. Është e thjeshtë dhe përmban këto gjëra: Do vrasësh njeriun apo bishën e parë që do hasësh kur të lësh kasollen në po të njëjtën ditë. Përndryshe nuk do kesh të drejtë të hysh në shpellën që realizon dëshirat e tua më të mëdha. Si thua? A nuk është e lehtë? —Po si kështu? Të vras? A ngjaj unë si vrasës? —Është mënyra e vetme që ti të futesh në shpellë. Përgatitu sepse mbeten vetëm dy ditë dhe... Një tërmet me magnitutë 3.7 i shkallës Rihter goditi të gjithë majën e malit. Lëkundja më solli marrje mendsh dhe ma ha mendja se do më bjerë të fikët. Gjithnjë e më shumë mendime më vijnë në mendje. E ndjej se po më shterojnë fuqitë dhe ndjej prangat të më shtrëngojnë duart dhe këmbët. Në një çast, e shoh veten si skllav, që punon në fushat që zotërojnë të pasurit. Shoh zinxhirat, gjakun dhe dëgjoj të qarat e shokëve të mi bashkëvuajtës. Shoh pasurinë, krenarinë dhe tradhtinë e kolonelëve. Shoh gjithashtu se si qan liria dhe drejtësia për të shtypurit. Oh, sa e padrejtë është bota! Ndërkohë që disa fitojnë, të tjerët lihen të dërrmohen, krejt të harruar. Prangat këputen. Jam pjesërisht i lirë. Ende më diskriminojnë, më urrejnë, më shajnë. E shoh ende djallin tek njerëzit e bardhë që më thonë "zezak." Akoma e ndjej veten inferior. Dëgjoj prapë të qarat rrënqethëse por tani zëri është i qartë, i mprehtë dhe i njohur. Lëkundja ikën dhe pak nga pak vij prapë në vete. Dikush më ngre lart. Ende pakëz i shushatur, bërtas: —Çfarë ndodhi? E përlotur, roja me sa duket nuk mund të gjejë një përgjigje. —Biri im, shpella sapo shkatërroi një shpirt tjetër. Të lutem fitoje sfidën e tretë dhe munde këtë magji. Universi po punon për fitoren tënde. —Nuk e di si ta fitoj. Vetëm drita e krijuesit mund të më ndriçojë mendimet dhe veprimet. Të siguroj: unë nuk do të heq dorë kollaj nga ëndrrat e mia. —Kam besim tek ty dhe tek edukimi që ke marrë. Paç fat, Biri i Zotit! Shihemi së shpejti! Dhe duke thënë kështu, gruaja e çuditshme u largua dhe u zhduk si një shtëllungë tymi. Tani mbeta vetëm dhe më duhet të përgatitem për sfidën përfundimtare. Një Ditë Para Sfidës së Fundit Kanë kaluar gjashtë ditë qëkurse hipa në mal. E gjithë kjo kohë plot me sfida dhe përvoja më ka bërë të rritem së tepërmi. Mund ta kuptoj më lehtë natyrën, veten dhe të tjerët. Natyra marshon me ritmin e saj dhe është në kundërshtim me pretendimet e qenieve njerëzore. Ne presim pyjet, ndotim ujërat, dhe lëshojmë gaze në atmosferë. E çfarë nxjerrim prej kësaj? Ato që kanë rëndësi për ne, paratë apo mbijetesën tonë? Dhe pasojat janë aty: Ngrohja globale, pakësimi i florës dhe faunës, katastrofat natyrore. A nuk e sheh njeriu që të gjitha këto janë për faj të tij? Ka akoma kohë. Ka kohë për të jetuar. Bëje pjesën që të takon: Kurse ujin dhe energjinë, riciklo mbetjet, mos e ndot ambientin. Kërkoji qeverisë që të angazhohet në çëshjet ambientale. Është më e pakta që mund të bëjmë për veten tonë dhe për botën. Duke u kthyer prapë tek aventura ime, i kuptova më mirë dëshirat dhe limitet e mia sapo u ngjita në mal. E kuptova që ëndrrat bëhen të mundura vetëm përsa kohë ato janë fisnike dhe të drejta. Shpella është e drejtë dhe nëse kaloj sfidën e tretë, ajo do ta bëjë ëndrrën time realitet. Kur fitova sfidën e parë dhe të dytë, arrita t’i kuptoj më mirë dëshirat e të tjerëve. Shumica e njerëzve ëndërrojnë të kenë pasuri, prestigj në shoqëri dhe nivele të larta të komandimit. Ata nuk shohin më se çfarë është më e mira në jetë: Suksesi profesional, dashuria, dhe lumturia. Ato çfarë e bëjnë qenien njerëzore vërtet të veçantë janë cilësitë që shkëlqejnë përmes punës së tij. Pushteti, pasuria dhe dukja në shoqëri nuk e bën të lumtur gjithësecilin. Kjo është ajo çfarë po kërkoj tek mali i shenjtë: Lumturinë dhe fushën totale të "forcave të kundërta." Kam nevojë të dal jashtë për pak. Hap pas hapi, këmbët më çojnë jashtë kasolles që ndërtova. Shpresoj për ndonjë shenjë fati. Dielli të nxeh jashtë mase, era bëhet më e fortë dhe asnjë shenjë nuk duket. Si do ta kaloj unë sfidën e tretë? Si do të jetoj me dështimin nëse nuk jam në gjendje të realizoj ëndrrën time? Përpiqem të heq nga mendja mendimet e këqija por frika është më e fortë. Kush isha unë para se të hipja në mal? Një djalë i ri, krejt i pasigurt, me frikën për t’u përballur me botën dhe njerëzit. Një djalë i ri i cili luftoi një ditë për të drejtat e tij por ato nuk iu dhanë. E ardhmja më ka treguar se kjo ishte më e mira. Nganjëherë ne fitojmë duke humbur. Ma ka dëshmuar jeta këtë. Disa zogj cicërojnë rreth e rrotull meje. Me sa duket ata e kuptojnë shqetësimin që kam. Nesër do jetë një ditë e re, dita e shtatë e qëndrimit në majën e malit. Fati im gjendet në rrezik nga kjo sfidë e tretë. Lutuni, lexues, që unë të mund ta kaloj me sukses. Sfida e Tretë Një ditë e re vjen. Koha është e këndshme dhe qielli është i kaltër në të gjithë pafundësinë e tij. Gjithë përtesë, ngrihem nga krevati duke fërkuar sytë, i përgjumur. Dita e madhe mbërriti dhe unë jam i përgatitur për këtë. Para së gjithash, më duhet të përgatis mëngjesin. Me elementet që arrita të gjej një ditë më parë, nuk do të jetë aq i varfër. Përgatis tiganin dhe nis të skuq vezët e pulës. Yndyra spërkatet dhe gati më bie në sy. Sa herë në jetë, duket se të tjerët na lëndojnë me shqetësimet e tyre. Ha mëngjesin, pushoj pak dhe përgatis strategjinë time. Sfida e tretë duket se është çdo gjë tjetër por e lehtë jo. Për mua është e pakonceptueshme të vras. Epo, edhe kështu, do të më duhet ta përballoj. Me këtë vendim, filloj të eci dhe shumë shpejt gjendem jashtë kasolles. Sfida e tretë nis këtu dhe përgatitem për të. Marr shtegun e parë dhe nis të eci. Pemët në anë të shtegut janë të mëdha me rrënjë të thella. Çfarë po kërkoj në të vërtetë? Sukses, fitore dhe arritje. Gjithsesi, nuk do të bëj asgjë që bie në kundërshtim me parimet e mia. Për mua reputacioni qëndron përpara famës, suksesit dhe pushtetit. Sfida e tretë po më vë në siklet. Për mua të vrasësh është krim edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kafshë. Nga ana tjetër, dua të hyj në shpellë dhe të bëj kërkesën time. Kjo përfaqëson dy "forca të kundërta" ose "shtigje të kundërta." Qëndroj përsëri te shtegu dhe lutem që asgjë mos të gjej. Kushedi, ndoshta sfida e tretë duhej të anashkalohej. Nuk ma ha mendja se roja do ishte aq tolerante. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë. Ndalem për pak dhe nuk mund t’i besoj asaj që kam para syve: një mace e egër me tre këlyshat e saj që luajnë rreth e rrotull meje. Kaq e pat. Unë nuk do të vras mamanë e tre këlyshave. Nuk kam zemër. Mirupafshim sukses, mirupafshim shpella e dëshpërimit. Mjaft më me ëndrra. Unë nuk e kalova sfidën e tretë dhe tani po largohem. Do të kthehem në shtëpinë time dhe te të dashurit e mi. Gjithë nxitim, kthehem në kasolle për të bërë gati valixhet e mia. Unë nuk e përfundova sfidën e tretë. Kasollja është shembur fare. Ça do të thotë e gjitha kjo? Një dorë më prek lehtë në sup. Hedh sytë mbrapa dhe shoh rojen. —Përgëzimet e mia, i dashur! Ti e kalove sfidën dhe tani ke të drejtën për të hyrë në shpellën e dëshpërimit. Fitove! Përqafimi i fortë që më dha, më pështjelloi akoma më shumë. Çfarë po thoshte kjo grua? A mund të diskutohej ëndrra ime dhe shpella pas këtyre që ndodhën së fundmi? Nuk më besohej. —Çfarë kërkon të thuash? Unë nuk e përfundova sfidën e tretë. Shikoji duart e mia: Janë të pastra. Nuk do t’i lyeja dot me gjak. —Nuk e di ti? Ta merr mendja se një fëmijë i Zotit do ishte në gjendje të kryente një mizori të tillë si ajo që të kërkova? Nuk kam fare dyshim se ti je mjaft i vlefshëm për të realizuar ëndrrat e tua, ndonëse mund të zgjasë pak derisa ato të bëhen realitet. Sfida e tretë të vlerësoi plotësisht dhe ti demonstrove dashuri të pakushtëzuar për krijesat e Zotit. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një qenie njerëzore. Një diçka tjetër: Vetëm një zemër e dëlirë do t’i mbijetojë shpellës. Mbaji të pastra zemrën dhe mendimet e tua në mënyrë që ta kalosh. —Të faleminderit ty Zot! Të faleminderit, jetë për këtë shans. Të premtoj se nuk do të të zhgënjej. Emocioni më pushtoi të tërin si kurrë ndonjëherë para hipjes në mal. A ishte shpella vërtet në gjendje të bënte mrekullira? Gati-gati isha në zbulim të saj. Shpella e Dëshpërimit Pasi fitova sfidën e tretë, u bëra gati të hyja në shpellën e frikshme të dëshpërimit, shpella që realizonte ëndrrat e pamundura. Isha akoma një tjetër ëndërrimtar i cili do të përpiqej të provonte fatin. Që prej momentit që u ngjita në mal, nuk isha më ai i pari. Tani kisha shumë besim në vete dhe në universin e mrekullueshëm që më mbajti. Përqafimi që më dha gruaja e çuditshme më parë më dha akoma më shumë qetësi. Tani ajo gjendej aty pranë meje duke më mbështetur me të gjitha mënyrat. Kjo ishte mbështetja që nuk e mora kurrë nga njerëzit e mi të dashur. Valixhen time të pandarë e kisha vënë poshtë krahut. Ishte momenti që t’i thosha lamtumirë malit dhe mistereve të tij. Sfidat, roja, fantazma, vajza e re dhe vetë mali që dukej se merrte frymë, të gjitha më kishin ndihmuar të rritesha. Isha gati të shkoja dhe të përballesha me shpellën e frikshme. Rojen e kisha në krah dhe ajo do më shoqëronte në këtë udhëtim për tek hyrja e shpellës. Ne ikim pasi dielli tashmë po zbret drejt horizontit. Planet tona janë në harmoni të plotë. Bimësia rreth e përqark shtegut ku po ecim dhe zhurma e kafshëve e bën ambientin të duket shumë rural. Heshtja e rojes gjatë gjithë rrugëtimit duket se na parathotë rreziqet që shpella mban të mbyllur brenda saj. Ndalemi për pak. Zërat e malit ngjajnë se duan të më thonë diçka. Përfitoj nga ky rast për të thyer heshtjen. —A mund të pyes për diçka? Kush janë këto zëra që më torturojnë kaq shumë? —Ti dëgjon zëra. Interesante. Mali i shenjtë ka aftësinë magjike të bëjë bashkë të gjitha zemrat ëndërrimtare. Ti je në gjendje të ndjesh këto dridhje magjike dhe t’i interpretosh ato. Sidoqoftë, mos u kushto shumë vëmendje pasi ato mund të të çojnë drejt dështimit. Përpiqu të përqendrohesh tek mendimet e tua dhe ato do të frenohen disi. Ki kujdes. Shpella është në gjendje të zbulojë dobësitë e tua dhe t’i përdorë ato kundra teje. —Të premtoj që do të kem kujdes për veten. Unë nuk e di se çfarë më pret në shpellë por kam besim se shpirtrat ndriçues do më ndihmojnë. Vihet në pikëpyetje fati im dhe në njëfarë mase edhe i pjesës tjetër të botës. —Në rregull pra, kemi pushuar mjaft. Le të vazhdojmë të ecim sepse nuk na mbetet edhe shumë deri në perëndim të diellit. Shpella duhet të jetë afro çerek milje prej këndej. Fëshfërima e hapave fillon sërish. Çerek milje ndan ëndrrën time nga realizimi i saj. Gjndemi në anën perëndimore të majës së malit atje ku erërat janë edhe më të forta. Mali dhe misteret e tij ... Mendoj se kurrë nuk do ta njoh të gjithin. Çfarë më shtyu të ngjitem në të? Premtimi se e pamundura do bëhet e mundur dhe instiktet e mia të aventurës dhe eksplorimit. Në fakt, po më vrisnin ato çka ishin të mundura dhe rutina e përditshme. Tani e ndjej veten të gjallë dhe gati për të kapërcyer sfidat. Shpella është afër. Mund ta shoh tashmë hyrjen e saj. Duket shumë e madhe, por unë nuk dekurajohem. Një shumëllojshmëri mendimesh pushtojnë gjithë qenien time. Duhet të mbaj nën kontroll emocionet. Ato mund të më tradhtojnë në moment. Roja më bën me shenjë të ndalem. I bindem. —Kjo është maksimumi që mund të shkoj deri afër shpellës. Më dëgjo mirë çfarë do të të them sepse nuk do ta përsëris: Para se të hysh, lutju njëherë Atit Tonë për ëngjëllin tënd mbrojtës. Ai do të të mbrojë nga rreziqet. Kur të hysh, vepro me kujdes në mënyrë që mos të biesh në kurthe. Pasi të ecësh në korridorin kryesor të shpellës për njëfarë kohe, do të hasësh në tre opsione: Lumturia, dështimi dhe frika. Zgjidh lumturinë. Nëse zgjedh dështimin, do të ngelesh një idiot i shkretë që e ka zakon të ëndërrojë. Nëse zgjedh frikën, do humbasësh krejt. Lumturia të jep mundësi për dy skenare të tjera që janë të panjohur për mua. Mbaj mend: Vetëm zemra e dëlirë mund t’i mbijetojë shpellës. Ji i mençur dhe përmbushe ëndrrën tënde. —E kuptoj. Erdhi momenti që kam pritur qëkur u ngjita në mal. Të faleminderit, roje, për të gjithë durimin dhe zellin që ke treguar me mua. Nuk do të harroj kurrë ty si edhe momentet që kemi kaluar së bashku. Zemra m’u ligështua ndërkohë që po i thoja mirupafshim. Tani isha unë vetëm me shpellën, një duel që do të ndryshonte historinë e botës dhe timen gjithashtu. E pashë drejt përpara dhe mora dritën e dorës nga valixhja për të bërë dritë gjatë rrugës. Bëhem gati të futem. Këmbët më duken si të ngrira para kësaj gjigandeje. Më duhet të mbledh forcat për të vazhduar rrugën. Jam Brazilian dhe kurrë, asnjëherë nuk dorëzohem. Bëj disa hapa dhe kam ndjesinë e lehtë se dikush po më shoqëron. Mendoj se jam shumë i veçantë për Zotin. Ai më trajton sikur të isha biri i tij. Nis të shpejtoj hapat dhe më në fund futem në shpellë. Befasimi i parë qe tejet i madh por më duhet të jem i kujdesshëm për shkak të kurtheve. Lagështia e ajrit është e lartë dhe i ftohti i madh. Stalaktitet dhe stalagmitet gjenden kudo, rreth e rrotull meje. Kam ecur brenda për nja pesëdhjetë jard dhe drithërimat nisin të ma bëjnë gjithë trupin kokrriza kokrriza. Gjithçka që kam përjetuar para ngjitjes në mal fillon e më vjen nëpër mend: Poshtërimet, padrejtësitë dhe cmira e të tjerëve. Duket se secili nga armiqtë e mi është brenda shpellës në pritje të momentit më të përshtatshëm për të më sulmuar. Me një kërcim spektakular, e kaloj kurthin e parë. Zjarri i shpellës gati më përlau. Nadja nuk ishte kaq me fat. Duke u kapur pas një stalaktiti që varej nga sipër dhe që mrekullisht i rezistoi peshës sime, arrita të mbijetoj. Më duhet të zbres poshtë dhe të vazhdoj udhëtimin tim drejt të panjohurës. Shpejtoj hapat por me kujdes. Shumica e njerëzve nxitojnë, nxitojnë për të fituar, apo nxitojnë për të përmbushur synimet. Shkathtësia fantastike sapo më ka shpëtuar nga një kurth i dytë. Shtiza të panumërta janë lëshuar drejt meje. Njëra prej tyre më erdhi aq afër sa gati më gërvishti në fytyrë. Shpella dëshiron të më asgjësojë. Duhet të jem më i kujdesshëm që tani e tutje. Ka kaluar gati një orë qëkur u futa në shpellë dhe akoma nuk kam mbërritur në vendin për të cilin foli roja. Duhet të jem afër. Vazhdoj të eci me hapa të shpejtuar, dhe zemra më jep një sinjal paralajmërues. Ndonjëherë, nuk i kushtojmë rëndësi sinjaleve që na jep trupi. Kjo është kur ndodh dështimi dhe zhgënjimi. Për fat të mirë, ky nuk është rasti im. Dëgjoj një zhurmë shumë të madhe që vjen në drejtimin tim. Nis të rend me vrap. Pas disa çastesh, e kuptoj se po me ndjek një gur gjigand që bie me shpejtësi të madhe. Vrapoj për pak dhe me një lëvizje të befasishme arrij t’i largohem shkëmbit, duke gjetur strehë në anë të shpellës. Kur guri kalon, pjesa e përparme e shpellës mbyllet dhe mu para meje shfaqen tre dyer. Ato përfaqësojnë lumturinë, dështimin dhe frikën. Nëse zgjedh dështimin, nuk do jem askushi përveçse një idiot i shkretë që ëndërroi një ditë të bëhej shkrimtar. Njerëzit do më shohin me keqardhje. Nëse zgjedh frikën, nuk do të rritem kurrë dhe as do të jem i njohur në botë. Do mund të isha bishti i kavallit dhe të isha përgjithmonë i humbur. Nëse zgjedh lumturinë, do të vazhdoj me ëndrrën time dhe do të shkoj tek skenari i dytë. Janë tre opsione: Një derë në të djathtë, një në të majtë dhe një në mes. Secila prej tyre paraqet një nga opsionet: Lumturinë, dështimin ose frikën. Duhet të bëj zgjedhjen e duhur. Me kohën kam mësuar që të kapërcej frikën: Frikë nga errësira, frikë nga vetmia dhe frikë nga e panjohura. Gjithashtu, nuk i frikësohem suksesit apo të ardhmes. Frika duhet të jetë dera në të djathtë. Dështimi është rezultati i planifikimit të dobët. Kam dështuar disa herë por kjo nuk më ka bërë që të heq dorë nga synimet e mia. Dështimi duhet të shërbejë si mësim për fitoren që do vijë më vonë. Dështimi duhet të jetë dera në të majtë. Dhe në fund, dera në mes duhet të jetë lumturia sepse i drejti nuk kthehet as nga e djathta as nga e majta. I drejti është gjithmonë i lumtur. Mbledh forcat dhe zgjedh derën në mes. Me ta hapur, futem në një sallon të madh dhe në krye është shkruar fjala Lumturi. Në mes është një çelës që të lejon të futesh në një derë tjetër. Vërtet që kisha të drejtë. E plotësova hapin e parë. Më ngelen dy të tjera. Marr çelësin dhe e provoj te dera. Bën fiks fare. Hap derën. Futem në një galeri të re. Nis të zbres poshtë. Një lumë mendimesh më pushtojnë mendjen: Çfarë kurthesh të tjera ka me të cilat duhet të përballem? Në çfarë skenari do të më çojë kjo galeria? Ka shumë pyetje pa përgjigje. Vazhdoj të eci dhe frymëmarrja më vështirësohet ngaqë ajri po rrallohet gjithnjë e më shumë. Kam ecur gati një të dhjetën e miljes dhe duhet të jem i vëmendshëm. Dëgjoj një zhurmë dhe bie në tokë për t’u mbrojtur. A është zhurma e lakuriqve të vegjël që godasin rreth e rrotull meje? A do të më thithin gjakun? A janë mishngrënës? Për fatin tim të mirë, ata zhduken në hapësirën e madhe të galerisë. Shoh një fytyrë dhe trupi më dridhet. Është fantazmë? Jo. Jo, është prej mishi dhe gjaku dhe po vjen drejt meje, gati për të luftuar. Është një nga ninxhat priftërinj të shpellës. Fillon dyluftimi. Ai është shumë i shpejtë dhe mundohet të më godasë në një vend jetik. Përpiqem t’u shpëtoj sulmeve të tij. Luftoj prapë duke bërë disa lëvizje që i kam mësuar duke parë filma. Strategjia funksionon. Kjo gjë e frikëson dhe ai zmbrapset disi. Sulmon prapë me arte marciale por unë jam i përgatitur për këtë gjë. E qëlloj në kokë me një gur që e mora në shpellë. Ai bie pa ndjenja. Unë jam kundër dhunës por në këtë rast ishte vërtet e nevojshme. Do doja të shkoja në skenarin e dytë dhe të zbuloj sekretet e shpellës. Nis të eci përsëri dhe vazhdoj të jem i vëmendshëm dhe të mbroj veten nga ndonjë kurth i ri. Fryn një erë pak e lagësht dhe unë ndihem më rehat. Ndjej flukset e mendimeve pozitive që dërgon Roja. Shpella bëhet gjithnjë e më e errët, duke marrë një pamje tjetër. Një labirinth virtual e tregon vetë rrugën drejt përpara. Një nga kurthet e tjera të shpellës. Hyrja e labirinthit shihet fare qartë. Po ku është dalja? Si të futem dhe të mos humbas? Kam vetëm një opsion: Ta përshkoj labirinthin dhe të ndërmarr riskun. Marr guximin dhe nis të bëj hapat e parë drejt hyrjes së labirinthit. Lutu, lexues, që unë të gjej daljen. Nuk kam asnjë strategji në mendje. Mendoj se duhet të shfrytëzoj dijet e mia për të dalë nga ky mishmash. Me guxim dhe besim, rrëmoj nëpër labirinth. Duket më i ngatërruar brenda sesa jashtë. Muret janë të gjera dhe harkojnë me zigzage. Nisin të më vijnë nëpër mend momentet në jetë kur isha i humbur tamam si në labirinth. Vdekja e babait, në moshë aq të re, ishte një goditje e madhe në jetën time. Koha që kalova pa punë dhe pa studim më bëri gjithashtu të humbisja sikur të isha në labirinth. Tani u gjenda në po të njëjtën situatë. Vazhdoj të eci dhe duket se nuk ka dalje. A jeni ndjerë ndonjëherë të dëshpëruar? Ja kështu u ndjeva unë, totalisht i dëshpëruar. Ja pse shpella mban emrin shpella e dëshpërimit. Mbledh edhe pikën e fundit të fuqisë dhe ngrihem. Më duhet të gjej rrugëdaljen me çdo kusht. Një mendim i fundit më kaplon; Vështroj lart në tavan dhe shoh shumë lakuriqë nate. Do të ndjek njërin prej tyre. Do ta quaj atë "mjeshtri." Një mjeshtër do ishte në gjendje të mposhte një labirinth. Kjo është ajo që më nevojitet. Lakuriqi i natës fluturon me shumë shpejtësi dhe më duhet të t’i vihem pas. Është mirë që unë ndihem në formë të mirë fizike, pothuaj si një atlet. Shikoj dritën në fund të tunelit, apo akoma më mirë, në fund të labirinthit. Shpëtova. Dalja e labirinthit më ka vënë para një pamjeje të çuditshme në galerinë e shpellës. Një dhomë e bërë me pasqyra. Eci rreth e rrotull me kujdes nga frika se mos thyej ndonjë gjë. Shikoj shëmbëllimin tim në pasqyrë. Kush jam unë tani? Një ëndërrimtar i ri dhe i shkretë gati në zbulim të fatit të tij. Dukem tepër i shqetësuar. Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Muret, tavani, dyshemeja, gjithçka është prej qelqi. Prek sipërfaqen e pasqyrës. Materiali është aq delikat por pasqyron me vërtetësi pamjen e vetes. Në një çast, shfaqen disa imazhe të veçanta në tre nga pasqyrat, një fëmijë, një i ri që mban një arkivol, dhe një plak. Të gjithë ata më paraqesin mua. A është vegim? Me të vërtetë që unë kam karakteristika si të një fëmije si psh, çiltërsia, pafajësia dhe besimi tek njerëzit. Nuk mendoj se më duhet t’i heq qafe këto cilësi që kam. Djali i ri pesëmbëdhjetë vjeç paraqet një fazë të dhimbshme në jetën time: Humbjen e babait. Pavarësisht sjelljeve të tij të rrepta dhe të ftohta, ai ishte babai im. E kujtoj ende me nostalgji. Njeriu i moshuar paraqet të ardhmen time. Si do të jetë ajo? A do jem i suksesshëm? I martuar, beqar apo edhe i ve? Nuk dua të jem një plak i lënduar apo grindavec. Mjaft më me këto imazhe. Kjo është e tanishmja. Unë jam një djalë njëzet e gjashtë vjeç, i diplomuar për Matematikë, shkrimtar. Nuk jam më një fëmijë, as edhe pesëmbëdhjetë vjeçari që humbi babanë. Nuk jam as edhe plak. Kam të ardhmen përpara dhe dua të jem i lumtur. Nuk jam asnjëri prej këtyre tre imazheve. Unë jam vetja ime. Me një goditje, thyhen të treja pasqyrat ku u shfaqën imazhet dhe hapet një derë. Po hyj në skenarin e tretë dhe të fundit. Hap derën që të çon në një galeri të re. Çfarë më pret në skenarin e tretë? Le të vazhdojmë së bashku, lexues. Nis të eci dhe zemra më rreh shpejt sikur të gjendesha akoma në skenën e parë. Kam kaluar shumë sfida dhe pengesa dhe tashmë e konsideroj veten fitimtar. Në mendjen time, kërkoj kujtimet e së kaluarës kur luaja brenda shpellave të vogla. Situata tani është krejt ndryshe. Shpella është shumë e madhe dhe plot me kurthe. Drita ime e dorës gati mbaroi. Vazhdoj të eci dhe drejt përpara më del një kurth i ri: Dy dyer. "Forcat e kundërta" gërthasin brenda meje. Është e nevojshme të bëj një zgjedhje të re. Më vjen në mendje një nga sfidat, dhe më kujtohet sesi pata guximin ta kaloj. Zgjodha rrugën nga e djathta. Sidoqoftë situata është ndryshe pasi unë gjendem brenda një shpelle të errët, të lagësht. E kam bërë zgjedhjen time por gjithashtu nis të më kujtohen fjalët e rojes që më tha për të mësuarit. Më duhet të njoh të dyja forcat në mënyrë që të kem kontroll total mbi to. Zgjedh derën në të majtë. E hap me ngadalë; gjithë frikë nga ajo çfarë mund të fshihet brenda. Me ta hapur, shoh një vegim: Gjendem brenda një faltoreje, mbushur plot me imazhe shenjtorësh dhe me një kupë mbi altar. A mund të jetë Kupa e Shenjtë, kupa e humbur e Krishtit që i jep rininë e përjetshme atyre që pinë prej saj? Këmbët më dridhen. Në mënyrë impulsive, vrapoj drejt kupës dhe nis të pi prej saj. Vera ka shije parajse, atë të Perëndive. Më merren mendtë, bota rrotullohet, ëngjëjt këndojnë dhe dyshemeja e shpellës dridhet. Kam vegimin e parë: Shoh një Hebre me emrin Jezus, bashkë me apostujt e tij, duke shëruar, çliruar dhe duke u mësuar njerëzve të tij perspektiva të reja. Shoh të gjithë trajektoren e mrekullive dhe dashurisë së tij. Shoh gjithashtu tradhtinë e Judës dhe Djallin që vepron mbrapa shpinës së tij. Dhe në fund, shoh ringjalljen dhe lavdinë e tij. Dëgjoj një zë që më thotë: Bëje lutjen tënde. I mbushur me gëzim thërras: Dua të bëhem Profeti! Mrekullia Menjëherë pas lutjes sime, kupa dridhet, mbushet me tym dhe mund të dëgjoj zëra të shtrembëruar. Çfarë thonë nuk merret vesh fare. Një zjarr i vogël ngrihet nga kupa dhe vjen e ulet në dorën time. Drita e tij depërton dhe ndriçon të gjithë shpellën. Muret e shpellës marrin formë tjetër dhe të çojnë te një derë e vogël që sapo shfaqet. Ajo hapet dhe një erë e fortë nis të më shtyjë brenda saj. Më vijnë në mend të gjitha përpjekjet që kam bërë: Përkushtimi ndaj studimit, mënyra si i kam zbatuar përsosmërisht ligjet e Zotit, ngjitja në mal, sfidat, madje edhe ky kalim i gjatë në shpellë. E gjitha kjo më ka sjellë një rritje shpirtërore për t’u pasur zili. Tani isha gati për të qenë i lumtur dhe për të përmbushur ëndrrat e mia. Shpella tejet e frikshme e dëshpërimit më detyroi që të bëja lutjen time. Më kujtohen në këtë çast sublim të gjithë ata që kanë kontribuar në fitoren time direkt ose indirekt: Mësuesja e shkollës sime fillore, Zj.Sokorro, që më mësoi shkrim dhe lexim, mësuesit e mi të jetës, shokët e mi të shkollës dhe të punës, familja ime dhe roja që më ndihmoi të kaloja sfidat dhe këtë shpellë të madhe. Era e fortë vazhdon të më shtyjë drejt derës dhe shumë shpejt do gjendem brenda dhomës së fshehtë. Forca që më shtyu, më në fund ndalet. Dera mbyllet. Ndodhem në një dhomë jashtëzakonisht të madhe që është e lartë dhe e errët. Në anën e djathtë është një maskë, një qiri dhe një Bibël. Nga e majta është një pelerinë, një biletë dhe një kryq. Në qendër, lart fare, është një aparat i rrumbullakët me një pamje interesante i bërë prej hekuri. Eci nga ana e djathtë: Vë maskën, marr qiririn dhe hap Biblën në një faqe çfarëdo. Eci nga ana e majtë: Vë pelerinën, shkruaj emrin dhe nënshkrimin tim në biletë dhe shtrëngoj kryqin me dorën tjetër. Eci në drejtim të qendrës dhe vendosem mu poshtë aparatit. Them 7 gërmat magjike: Profeti. Menjëherë, një rreth drite del nga aparati dhe më mbështjell të tërin. Nuhas erën e temjanit që digjet çdo ditë në kujtim të ëndërrimtarëve të mëdhenj: Martin Luther King, Nelson Mandela, Nënë Tereza, Francis i Assisit dhe Jezu Krishti. Trupi më dridhet dhe nis të shkasë. Shqisat e mia nisin të zgjohen dhe nëpërmjet tyre jam në gjendje të dalloj më mirë ndjenjat dhe qëllimet. Dhuntitë e mia janë forcuar dhe me anë të tyre jam në gjendje të bëj mrekullira në kohë dhe hapësirë. Rrethi mbyllet gjithnjë e më shumë dhe çdo ndjenjë e fajësisë, intolerancës dhe frikës më fshihet nga mendja. Jam pothuajse gati: Një sërë vegimesh të njëpasnjëshme nisin të shfaqen dhe më pështjellojnë. Më në fund rrethi largohet. Në një çast, hapen disa dyer të njëpasnjëshme dhe me anë të dhuntive të reja unë mund të shoh, ndjej dhe dëgjoj shkëlqyeshëm. Britmat e personazheve që duan të tregojnë, vende dhe kohë të qarta nisin të dalin në pah dhe pyetje kuptimplote nisin të më gërryejnë zemrën. Sfida për t’u bërë mendjemprehtë filloi. Dalja nga Shpella Pasi arrita gjithçka, tani ajo që më mbeti ishte që të largohesha nga shpella dhe të bëja udhëtimin tim të vërtetë. Ëndrra m’u plotësua dhe tani më duhet vetëm ta vë në zbatim. Filloj të eci dhe mbas pak lë dhomën e fshehtë. E ndjej se asnjë qenie tjetër njerëzore nuk do t’i pëlqejë të hyjë aty ndonjëherë. Shpella e dëshpërimit nuk do jetë përsëri ajo e njëjta pasi unë të largohem fitimtar, me vetëbesim dhe i lumturuar. Kthehem tek skenari i tretë: Imazhet e shenjtorëve mbeten të paprekura dhe ata duken të lumtur me fitoren time. Kupa është zvogëluar dhe tashmë është e thatë. Vera ishte fantastike. Punoj me qetësi për skenarin e tretë dhe ndjej atmosferën rreth e qark. Është vërtet po aq e shenjtë sa edhe shpella dhe mali. Bërtas nga gëzimi dhe jehona që del përhapet në të gjithë shpellën. Bota nuk do jetë më e para pas ardhjes së Profetit. Ndalem, mendoj dhe shoh veten me të gjitha mënyrat. Me një puthje të fundit lamtumire, e lë skenarin e tretë dhe kthehem te po ajo derë që zgjodha në të majtë. Rruga e Profetit nuk do jetë një rrugë e lehtë pasi do ishte sfidë e madhe për të kontrolluar plotësisht forcat e kundërta të zemrës dhe më pas për t’ua mësuar këtë edhe të tjerëve. Rruga në të majtë, e cila ishte zgjedhja ime, përfaqëson dijen dhe të mësuarin e vazhdueshëm qoftë me forcat e fshehta, pendimin apo dhe vetë vdekjen. E ecura bëhet rraskapitëse pasi shpella është e madhe, e errët dhe shumë e lagësht. Sfida e Profetit mund të jetë më e madhe nga sa konceptohet: Sfida e pajtimit të zemrave, jetëve dhe ndjenjave. Por nuk mbaron me kaq: Më duhet akoma të kujdesem për rrugën time. Galeria ngushtohet dhe bashkë me të edhe mendimet e mia. Më pushton ndjenja e përmallimit, ashtu edhe nostalgjia për matematikën dhe për jetën time personale. Dhe në fund, vjen edhe nostalgjia për veten. Shpejtoj hapat dhe menjëherë gjendem në skenarin e dytë. Pasqyrat e thyera tani paraqesin copëzat nga mendja ime që ishin ruajtur dhe zmadhuar: ndjenjat e mira, virtytet dhe aftësia për të ditur se kur kam gabuar. Skenari i pasqyrave është një reflektim i vetë shpirtit tim. Këtë vetë-dijen time do ta marr me vete për gjithë jetën. Akoma në kujtesën time janë pamja e fëmijës, djalit pesëmbëdhjetëvjeçar dhe ajo e plakut. Janë tre nga shumë fytyrat e mia që unë i ruaj sepse ato janë historia ime. E lë skenarin e dytë dhe bashkë me të edhe kujtimet. Gjendem në galerinë që më çon në skenarin e parë. Pritshmëritë për të ardhmen dhe shpresat janë ripërtërirë. Unë jam Profeti, një qenie e evoluar dhe e veçantë, e destinuar për t’i bërë shumë shpirtra të ëndërrojnë. Periudha që më pret pas shpellës do më shërbejë si trainim dhe përmirësim i aftësive të mia të mëparshme. Eci edhe pak më tej dhe i hedh një shikim të shpejtë labirinthit. Kjo sfidë gati më shkatërroi. Shpëtimi im ishte Mjeshtri, lakuriqi i natës që më ndihmoi të gjeja daljen. Tani ai nuk më duhet më, pasi me fuqitë e mia prej mendjemprehti unë mund t’ia kaloj atij me lehtësi. Kam dhuntinë e orientimit në pesë rrafshe. Sa e sa herë e ndjejmë veten sikur kemi humbur në një qorrsokak: Kur humbim punën; Kur jemi të zhgënjyer me dashurinë e madhe të jetës sonë; Kur kundërshtojmë autoritetin e eprorëve tanë; Kur humbasim shpresën dhe aftësinë për të ëndërruar; Kur reshtim së qeni nxënës të jetës dhe kur humbasim aftësinë për të drejtuar fatin tonë. Mbajeni mend: Universi është i gatshëm për njeriun por jemi ne që duhet të ecim përpara dhe ta vërtetojmë se jemi të denjë. Kjo është ajo çka bëra unë. U ngjita në mal, u përballa me tre sfida, hyra në shpellë, i kalova kurthet e saj dhe arrita në destinacionin tim. Kalova mespërmes labirinthit dhe kjo nuk më lumturoi dhe aq shumë përderisa tashmë e kam kaluar sfidën. Dua të kërkoj horizonte të reja. Kam ecur për dy milje midis dhomës së fshehtë, skenarit të dytë dhe të tretë dhe me t’i kaluar me sukses ndihem paksa i lodhur. Ndjej djersën që më rrëkëllin poshtë; ndjej gjithashtu presionin e ajrit dhe lagështinë e pakët. I afrohem ninxhas, kundërshtarit tim. Ai ndihet akoma sikur ka dalë nokaut. Më vjen keq që të trajtova në atë mënyrë por këtu luhet me ëndrrën, shpresën dhe fatin tim. Çdo njeri duhet të marrë vendime të rëndësishme në situata të rëndësishme. Frika, turpi, dhe morali vetëm sa pengojnë në vend që të ndihmojnë. I ledhatoj fytyrën dhe mundohem të risjell jetën në trupin e tij. Veproj kështu pasi ne nuk jemi më kundërshtarë por bashkëudhëtarë të këtij episodi. Ai ngrihet dhe më përgëzon duke u përkulur shumë. Gjithçka është lënë pas: Lufta, "forcat tona të kundërta", gjuhët tona të ndryshme, dhe objektivat tona të qarta. Jetojmë në një situatë që është ndryshe nga ajo e para. Mund të flasim, kuptojmë njëri tjetrin, dhe kushedi, ndoshta edhe bëhemi shokë. Ashtu si proverbi i mëposhtëm: Bëje armikun tënd një shok të flaktë dhe të besës. Më në fund ai më përqafon, më thotë mirupafshim dhe më uron fat. Dhe unë ia kthej me po të njëjtën veprim. Ai do vazhdojë të përbëjë një pjesë të misterit të shpellës dhe unë do të përbëj një pjesë të misterit të jetës dhe të botës. Ne jemi "forcat e kundërta” që kemi gjetur njëri tjetrin. Ky është qëllimi im në këtë libër: të bashkojmë "forcat e kundërta." Vazhdoj të eci në galerinë që të çon te skenari i parë. E ndjej se kam besim tek vetja dhe jam totalisht i qetë në ndryshim nga koha kur isha brenda në shpellë. Frika, errësira dhe e paparashikueshmja më trembën të gjitha. Të treja dyert që përfaqësonin lumturinë, frikën dhe dështimin më ndihmuan që të zhvillohesha dhe të kuptoja domethënien e gjërave. Dështimi përfaqëson gjithçka që i largohemi pa e ditur se pse. Dështimi duhet të jetë gjithnjë një moment ku të mësojmë. Ky është momenti kur qenia njerëzore e zbulon se nuk është e përsosur, që rruga nuk është projektuar dhe ky është momenti i rëndërtimit. Kjo është ajo çka duhet të bëjmë gjithmonë: Të rilindim. Marrim pemët për shembull: ato humbasin gjethet e tyre, por jo jetën. Le të jemi edhe ne siç janë ato: Metamorfozë që ecën. Këtë kërkon jeta. Frika është e pranishme kurdoherë që ne ndihemi të kërcënuar apo nën presion. Është pika e fillimit për dështimet e reja. Kapërcejini frikërat tuaja dhe zbuloni se ato ekzistojnë vetëm në imagjinatën tuaj. Kam përshkuar një pjesë të mirë të galerisë së shpellës, dhe në këtë moment fillestar kaloj përmes derës së lumturisë. Çdokush mund të kalojë përmes kësaj dere dhe të bindet vetë se lumturia ekziston dhe mund të arrihet nëse jemi plotësisht në harmoni me universin. Është relativisht e thjeshtë. Punëtori, muratori, portieri janë të lumtur kur realizojnë misionet e tyre; Fermeri, kultivuesi i kallam sheqerit, kauboji janë të gjithë të lumtur kur mbledhin produktet nga puna e tyre; mësuesi nga të mësuarit dhe mësimdhënia; shkrimtari nga të shkruarit dhe nga të lexuarit: prifti kur transmeton mesazhin hyjnor, dhe fëmijët në nevojë, jetimët, dhe lypësit janë të lumtur kur marrin fjalë që shprehin ngrohtësi dhe kujdes. Lumturia është brenda nesh dhe vazhdimisht pret që ta zbulojmë. Për të qenë me të vërtetë të lumtur duhet të harrojmë urrejtjen, thashethemet, dështimet, frikën dhe turpin. Vazhdoj të eci dhe shoh të gjitha kurthet që arrita të kapërceja dhe pyes veten se nga se janë bërë njerëzit në rast se nuk kanë besime, rrugë apo fate. Asnjëri prej tyre nuk do t’u mbijetonte kurtheve pasi nuk kanë ndonjë rrjet sigurie, dritë apo forcë që t’i mbështesë. Njeriu nuk është asgjë nëse është vetëm. Ai bëhet dikushi vetëm kur është i lidhur me forcat njerëzore. Ai mund t’i bëjë vend vetes nëse është në harmoni të plotë me universin. Ja kështu ndihem unë tani: Në harmoni të plotë sepse u ngjita në mal, kalova të treja sfidat dhe e munda shpellën, shpellën që e bëri ëndrrën time realitet. Ecja ime po i afrohet fundit pasi shoh dritë që vjen nga hyrja e shpellës. Shumë shpejt do gjendem jashtë. Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию (https://www.litres.ru/pages/biblio_book/?art=40208191&lfrom=334617187) на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.
КУПИТЬ И СКАЧАТЬ ЗА: 409.07 руб.