Сетевая библиотекаСетевая библиотека
Sëmundja E Alzheimerit I Juan Moisés De La Serna Çfarë është kjo sëmundje? Cilat janë shkaqet? Çfarë pasojash sjell? Zbuloji të gjithë çelësat e sëmundjes së Alzheimerit. Alzheimeri është një sëmundje që po shtohet përsa i përket numrit të rasteve të prekura gjatë viteve të fundit, dhe në këtë aspekt kanë lindur shumë pyetje në momentin kur një person apo një i afërm njihet me diagnozën, si për shembull: çfarë është Alzheimeri? Cili është shkaku? A ka një trajtim të tij? Si zhvillohet sëmundja? Çfarë pasojash sjell në jetën e përditshme? Cilat janë efektet psikologjike mbi pacientin? Hapet kështu një mori pyetjesh që tentojnë të ulin pasigurinë që shkaktohet kur arrin të marrësh vesh se vuan nga një sëmundje çdo herë e “më të hasur” dhe më të vështirë, për të cilën dihen tashmë edhe zhvillimet e fundit shkencore, dhe kjo pasiguri ndodh jo vetëm për shkak të një pjese të madhe të kompleksitetit të gjuhës teknike që përdoret, por edhe sepse këto zhvillime të fundit vijnë zakonisht tek specialistët nëpërmjet mbledhjeve dhe kongreseve ku shpërndahet një informacion i tillë. Objektivi: Objektivi i këtij libri elektronik është që të shërbejë si model fillestar për ata persona që vuajnë vetë ose kanë një të afërm në familjen e tyre që vuan nga sëmundja e ALZHEIMERIT. Ky libër ka për qëllim të prezantojë në formë sa më të qartë rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sëmundjen e Alzheimerit, duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve thelbësore, si nga këndvështrimi i pacientit ashtu edhe i familjarëve të tij, duke filluar nga më kryesorja: çfarë është Alzheimeri? Cilat janë shkaqet? Dhe çfarë pasojash sjell në jetën e pacientit dhe të afërmve të tij? Ky libër u adresohet: - Specialistëve të shëndetit që dëshirojnë të thellojnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. - Profesorëve që duan t’u ofrojnë studentëve të tyre një informacion të azhornuar mbi sëmundjen e Alzheimerit. - Kujtdo që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe të afërmve të tij/saj në mënyrë që t’i mësojë se si të veprojnë për t’i bërë ballë kësaj sëmundje. Çështjet Si më poshtë do të gjeni secilën nga çështjet thelbësore që trajtohen në këtë punim: - Përkufizimi i Alzheimerit: pavarësisht gjithë asaj që është dëgjuar të flitet për Alzheimerin, për shumë njerëz është akoma i panjohur. - Shkaqet e Alzheimerit: zbulo shkakun e Alzheimerit, duke e njohur më mirë me qëllim parandalimi. - Pasojat e Alzheimerit: si për jetën e personit që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, ashtu edhe për të afërmit e tij/saj. SËMUNDJA E ALZHEIMERIT I PROF. Dr. Juan Moisés de la Serna Përkthyer nga Gentian Cane PARATHËNIE Çfarë është kjo sëmundje? Cilat janë shkaqet? Çfarë pasojash sjell? Zbuloji të gjithë çelësat e sëmundjes së Alzheimerit. Alzheimeri është një sëmundje që po shtohet përsa i përket numrit të rasteve të prekura gjatë viteve të fundit, dhe në këtë aspekt kanë lindur shumë pyetje në momentin kur një person apo një i afërm njihet me diagnozën, si për shembull: çfarë është Alzheimeri? Cili është shkaku? A ka një trajtim të tij? Si zhvillohet sëmundja? Çfarë pasojash sjell në jetën e përditshme? Cilat janë efektet psikologjike mbi pacientin? Hapet kështu një mori pyetjesh që tentojnë të ulin pasigurinë që shkaktohet kur arrin të marrësh vesh se vuan nga një sëmundje çdo herë e “më të hasur” dhe më të vështirë, për të cilën dihen tashmë edhe zhvillimet e fundit shkencore, dhe kjo pasiguri ndodh jo vetëm për shkak të një pjese të madhe të kompleksitetit të gjuhës teknike që përdoret, por edhe sepse këto zhvillime të fundit vijnë zakonisht tek specialistët nëpërmjet mbledhjeve dhe kongreseve ku shpërndahet një informacion i tillë. Objektivi: Objektivi i këtij libri elektronik është që të shërbejë si model fillestar për ata persona që vuajnë vetë ose kanë një të afërm në familjen e tyre që vuan nga sëmundja e ALZHEIMERIT. Ky libër ka për qëllim të prezantojë në formë sa më të qartë rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sëmundjen e Alzheimerit, duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve thelbësore, si nga këndvështrimi i pacientit ashtu edhe i familjarëve të tij, duke filluar nga më kryesorja: çfarë është Alzheimeri? Cilat janë shkaqet? Dhe çfarë pasojash sjell në jetën e pacientit dhe të afërmve të tij? Ky libër u adresohet: - Specialistëve të shëndetit që dëshirojnë të thellojnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. - Profesorëve që duan t’u ofrojnë studentëve të tyre një informacion të azhornuar mbi sëmundjen e Alzheimerit. - Kujtdo që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe të afërmve të tij/saj në mënyrë që t’i mësojë se si të veprojnë për t’i bërë ballë kësaj sëmundje. Çështjet Si më poshtë do të gjeni secilën nga çështjet thelbësore që trajtohen në këtë punim: - Përkufizimi i Alzheimerit: pavarësisht gjithë asaj që është dëgjuar të flitet për Alzheimerin, për shumë njerëz është akoma i panjohur. - Shkaqet e Alzheimerit: zbulo shkakun e Alzheimerit, duke e njohur më mirë me qëllim parandalimi. - Pasojat e Alzheimerit: si për jetën e personit që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, ashtu edhe për të afërmit e tij/saj. Índice PARATHËNIE (#u58298f8d-b84c-5e1e-9411-1791411b49a3) FALENDERIME (#u0e0c7907-9a5d-57a4-b4d4-2fa34dfbbb9e) KAPITULLI 1. PËRKUFIZIMI I ALZHEIMERIT (#u83bae21f-a0fd-5a1a-9183-2c660203530e) KAPITULLI 2. SHKAQET E ALZHEIMERIT (#litres_trial_promo) KAPITULLI 3. PASOJAT E ALZHEIMERIT (#litres_trial_promo) KONKLUZIONE (#litres_trial_promo) Juan Moises de la Serna (#litres_trial_promo) Alzheimeri erdhi, u fut me forcë në shtëpi, nuk e ftoi askush, por do të ngelet aty. Pak nga pak i sëmuri do të ketë humbje të kujtesës dhe ajo çka duhet bërë është që ta ndihmoni me kujdes dhe ngrohtësi. Truri është dëmtuar, kjo gjë nuk mund të shmanget, do të harrojë të kaluarën, dhe ti mund ta ndihmosh. Duke e trajtuar me ngrohtësi, dhe duke i dhënë shumë dashuri, nuk do ta qortoni, nuk do krijoni këtë lloj gjendje. Harresa do të shkaktojë ankth, evito ato çka mundesh, dhe kështu do ta ndihmosh. Dashuria që je duke i dhënë do t’i pëlqejë shumë atyre syve që të vështrojnë, dhe kështu do të ta shprehë. – DASHURIA – Kushtuar prindërve të mi FALENDERIME Përfitoj këtu për të falenderuar të gjithë personat që kanë bashkëpunuar duke dhënë kontributin e tyre për realizimin e këtij libri, në mënyrë të veçantë profesor doktor Quazi Imam, drejtori mjekësor i spitalit “Arlington Memorial në Teksas” (SHBA) dhe personelit të C. R. E. Alzheimer (qendra e referencës shtetërore për vëmendjen ndaj personave me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencave të tjera) të I.M.S.E.R.S.O., dhe veçanërisht personat që i janë përgjigjur këtyre pyetjeve thelbësore mbi Alzheimerin, profesoresha Elena González, përgjegjëse e sektorit të informacionit, dokumentacionit, kërkimit dhe vlerësimit; profesor doktor Francisco Javier Gay, neurolog dhe profesoresha Beatriz Onecha, asistente sociale/sociologe. KAPITULLI 1. PËRKUFIZIMI I ALZHEIMERIT Një nga realitetet jetësore të pamohueshme është se ai avancon çdo ditë, dhe se do të ndalet në një moment të ardhshëm. Dy janë ditët që do ta shoqërojnë njeriun deri në varr, dita e lindjes dhe ajo e vdekjes. Në mes të tyre, zhvillohet jeta, me të gjitha gëzimet dhe dhimbjet e saj, me të gjitha mundësitë dhe pengesat. I gjithë njerëzimi dëshiron të ketë një jetë të gjatë, dhe më mirë akoma nëse do të gjendeshin edhe të afërmit aty pranë. Por ndërsa vitet kalojnë, fuqitë bien, forcat dhe aftësitë nuk janë si njëherë e një kohë, dhe dalngadalë do ta gjeni veten më pak të aftë për të kryer ndonjë aktivitet, por nëse ekziston ndonjë e keqe së cilës i druheni më shumë edhe se vetë vdekja, ajo është sëmundja, dhe mbi të gjitha nëse është me dhimbje. Në fakt, askujt nuk i pëlqen të ketë dhimbje, ajo shërben si sinjal për të paralajmëruar organizmin se diçka nuk funksionon mirë, por kur dhimbja vazhdon si rrjedhojë e ndonjë problemi me shëndetin, gjendja mund të bëhet e padurueshme. Dhe akoma më e frikshme është sëmundja e Alzheimerit. Alzheimeri është një sëmundje neurodegjenerative, dhe godet kryesisht trurin duke humbur kështu gradualisht funksionet e tij. Konkretisht shkaktohet nga shfaqja e disa qelizave si pllakat e pleqërisë dhe lëmshet neurofibriliare, që akumulohen brenda trurit, duke shkaktuar humbje progresive të funksioneve, nga të cilat më evidentja është humbja e kujtesës. Kjo sëmundje e mori emrin nga zbuluesi i saj, psikiatri Alois Alzheimer që në vitin 1906 qe i pari që mbajti shënim shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje. Është e nevojshme të bëhet dallimi midis kësaj sëmundjeje dhe humbjes progresive të kujtesës si rrjedhojë e kalimit të viteve dhe moshës së madhe, prandaj duhet të ekzaminohet për të përjashtuar ekzistencën e patologjive të tjera që mund t’i japin shpjegim këtyre problemeve me kujtesën. <<Është një sëmundje neurodegjenerative me një fillim të fshehtë dhe zhvillim gradual që karakterizohet klinikisht me shfaqjen e demencës dhe në aspektin anatomopatologjik nga lëmshet neurofibriliare ndërneuronale dhe pllakat jashtëqelizore të amiloidit. Qendra e referencës shtetërore e Alzheimerit.>> Sigurisht nëse ke patur rastin të pyesësh personat në moshë të mesme mbi frikën më të madhe që ata kanë në lidhje me shëndetin, do të të përgjigjen se vuajtja nga kanceri është më e rënda që mund të ndodhë. Pavarësisht se tanimë ka pasur shumë progres përsa i përket parandalimit dhe trajtimit të kancerit, ai vazhdon të jetë një sëmundje vdekjeprurëse, në përqindje çdo herë e më të vogël. Gjithashtu, ekziston përherë dyshimi mbi mundësinë e një “zmbrapsjeje” me rishfaqjen e kancerit dhe dëmeve që shkakton ai. Me kalimin e viteve, aty tek të gjashtëdhjetat, nëse qëllon të bëhet po prapë e njëjta pyetje, çuditërisht kanceri kthehet në shkakun e dytë të frikës për këtë sëmundje. Duket se në vend të parë, është Alzheimeri si sëmundja e parë më e frikshme. Në ndryshim nga sëmundja e kancerit, Alzheimeri nuk sjell një rrënim fizik aq të dukshëm në kohë të shkurtër, dhe as nuk e shkurton jetën aq shpejt si kanceri. Por pavarësisht të gjitha pasojave, nëse do bëhej një krahasim, të moshuarit i frikësohen më shumë Alzheimerit për ndërlikimet kognitive që shkakton. Me t’u plakur, largohen nga kjo jetë të dashurit e tu, në fillim prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre, pastaj vëllezërit e tu, miqtë, madje edhe partneri apo partnerja. Arrini të mbijetoni, por diçka mbetet nga e gjitha kjo, kujtimi për atë që jemi, atë që ndajmë bashkë me ta, diçka që kthehet në thesarin më të çmuar të një njeriu të plakur, më i çmuar se të gjitha pronat, titujt dhe privilegjet që mund të zotëroni. Por ky thesar duket se është në rrezik si rezultat i vuajtjeve të mundshme nga Alzheimeri. Mendimi se pak nga pak kujtimet zhduken, duke arritur deri atje sa të harrohet edhe se kush je, është një nga “makthet’ më të tmerrshme të një njeriu të plakur, shumë më shumë se çdo lloj sëmundje tjetër, përfshi dhe kancerin. Për të shmangur këto frikëra, do të jetë me vend të zhvillohen fushata informimi, ku të shpjegohet realiteti i Alzheimerit, se si ai godet një përqindje të vogël, dhe mbi të gjitha përparimet e mëdha që po bëhen për diagnostikimin e hershëm dhe për trajtimin e tij. Sëmundja e Alzheimerit ka si karakteristikë të saj shtrirjen në disa zona cerebrale, gjë që do të ketë pasoja progresive në mënyrën e të menduarit, të ndjerit, dhe të sjellurit të vetë personit, duke filluar që nga humbja e kujtesës. Këto ndryshime sjellin, me kohën, dëmtime të mëdha në aftësinë e pacientit për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, duke prishur si cilësinë e jetës ashtu edhe pavarësinë e tij. Kjo sëmundje bën pjesë në grupin e demencave, duke i përkufizuar këto të fundit si humbje e funksioneve që ka pësuar vetë personi, si tek të folurit, të menduarit apo dhe në kujtesë. <> Të flasësh për Alzheimerin do të thotë të flasësh për humbjen e kujtesës, në fakt, vetë familjarët kur shohin se personi i moshuar fillon të paraqesë simptoma të shpeshta, sugjerojnë për të bërë një kontroll në mënyrë që ta përjashtojnë këtë të keqe. Por humbja e kujtesës, nuk është e vetmja simptomë, dhe as duhet të jetë e para që shfaqet në sëmundjen e Alzheimerit. Prej vitesh tashmë është zbuluar se fillimisht mund të shfaqen ndryshime në gjendjen emocionale dhe në sjellje, që nganjëherë mund të ngatërrohen me degradimin si pasojë e moshës së madhe, dhe që do të trajtohen në fushën përkatëse. Ekzistojnë pyetësorë për zbulimin e hershëm të Alzheimerit që kërkojnë të zbulojnë tamam këto degradime, dhe jo vetëm degradimet e kujtesës, siç është pikërisht rasti i N. P. I. (Inventari Neuropsikiatrik). Kjo sëmundje ka një fillim “të heshtur”, dhe vetëm pasi kalojnë gati 10 apo 20 vite, problemet me kujtesën shfaqen si simptoma më e dukshme. Janë të shumtë faktorët që implikojnë përkeqësimin e kësaj sëmundjeje, duke marrë parasysh edhe, se në pjesën më të madhe të rasteve rezulton tek personat me moshë të madhe, kryesisht mbi 60 vjeç, dhe është një nga dobësitë e moshës që së bashku me sëmundjen do të arrijë të dëmtojë cilësinë e jetës. Sëmundja e Alzheimerit bën pjesë në grupin e demencave, ku ndodhet edhe sëmundja e Pick-ut dhe demenca me trupa Levi, ku të gjitha këto përbëjnë demencat primare. Ekziston një grup tjetër, me emërtimin demencat sekondare, simptomat e të cilave vijnë si pasojë e sëmundjeve të tjera, si problemet vaskulare, hipotiroidizmi, pamjaftueshmëria e vitaminës B6 apo dhe tumoret mes të tjerave. Por a është sëmundja e Alzheimerit më e rënda prej demencave të mundshme? Ekzaktësisht në lidhje me këtë po bëhen kërkime në Institutin Karolinska, spitalin universitar Karolinska (Suedi), spitalin universitar Stavanger (Norvegji) dhe në “qendrën e kërkimeve ndërkombëtare dhe spitalin universitar të Santa Anës (Republika Çeke)” rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën shkencore “Alzheimer’s Research& Therapy”. << Demenca është forma më e rëndë e problemeve me kujtesën. Demenca është një sëmundje e trurit që shkakton një humbje graduale të aftësisë trunore, duke përfshirë problemet me kujtesën, të kuptuarit, gjykimin, të menduarit dhe të folurit. Gjithashtu, problemet e tjera zhvillohen normalisht si p.sh ndryshimi në personalitet dhe në mënyrën sesi personi ndërvepron me njerëzit e tjerë në rrethana sociale. Përderisa demenca është progresive, edhe aftësia e një personi për t’u kujdesur për veten mund të shkojë deri aty sa të dëmtohet çdo ditë. Dr. Quazi Imam, drejtor mjekësor i spitalit Arlington Memorial i Teksasit (SHBA)>> Hulumtuesit pohojnë për ekzistencën e njëfarë paditurie nga vetë popullata, por edhe nga grupet e hulumtuesve në lidhje me demencat e tjera, veçanërisht atë me trupa Levi, e konsideruar si më e ndërlikuar klinikisht dhe që kërkon vëmendje më të madhe nga ana e të afërmve dhe asistentëve, dhe për të vërtetuar shkallën e rëndimit të saj kanë propozuar shqyrtimin e faktorëve që influencojnë tek sëmundja e Alzheimerit krahasuar me demencën me trupat Levi. Në studim morën pjesë 9795 pacientë të një moshe mbi 70 vjeç, 60% e të cilëve ishin gra, ku 93,5% e tyre ishin të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe pjesa tjetër e D. C. L., vinin të gjithë nga “regjistri kombëtar i pacientëve të Suedisë” ndërmjet viteve 2007-2012. Te të gjithë pjesëmarrësit u realizuan diagnostikime të mëtejshme duke parë për ndonjë prani të psikopatologjive të tjera nëpërmjet aplikimit të pyetësorit të standartizuar mbi demencat e quajtura C. I. E. – 10 (shkurtimi në italisht i klasifikimit ndërkombëtar të çrregullimeve versioni 10), dhe ku më tej u konstatua prania ose jo e depresionit, ankthit, çrregullimit të sjelljes, çrregullimit afektiv bipolar, problemeve me gjumin, hemorragjisë cerebrale, epilepsisë, emikranisë, problemeve kardiovaskulare apo dhimbjeve të kokës. Rezultatet tregojnë diferenca të konsiderueshme të rezultateve më të këqija tek pacientet me D. C. L. në krahasim me ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit, ku të parët normalisht merrnin më shumë trajtim mjekësor, përveçse kishin një incidencë shumë më të madhe të depresionit, emikranisë dhe hemorragjisë cerebrale. E gjitha kjo do të sillte rritjen e pasojave negative tek pacientët me D.C.L si tek shëndeti i tyre fizik ashtu edhe ai mendor. << D.C.L. (demenca me trupa Levi) është një lloj demence që ka të njëjtat simptoma me sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjen e Parkinsonit. Mund të konstatohet në rreth 10% të gjithë rasteve të demencës. D.C.L. ka tendencë të diagnostikohet gabimisht në sëmundje tjetër (ose D.C.L. diagnostikohet pak). Simptomat që përjeton një person varen pjesërisht nga fakti se ku gjenden trupat Levi brenda në tru. - Trupat Levi në qendër të trurit janë të lidhur ngushtësisht me problemet e lëvizjes (simptomat motorike). Këto janë karakteristikë kryesore e sëmundjes së Parkinsonit. - Trupat Levi në shtresat e sipërme të trurit lidhen më probleme të aftësisë mendore (simptoma kognitive), që janë karakteristikë e D.C.L. Problemet me lëvizjen dhe ndryshimet në aftësinë mendore mund të ndodhin të kombinuara së bashku. Gati një e treta e personave të diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit ka mundësi të zhvillojë demencë (sëmundja e Parkinsonit me demencë). Në të njëjtën mënyrë, në një moment të caktuar, të paktën dy të tretat e personave me D.C.L. kanë probleme me lëvizjen. Simptomat e D.C.L. dhe sëmundja e Parkinsonit me demencë bëhen akoma më të ngjashme ndërkohë që avancojnë. Të dyja bashkë njihen si demenca me trupa Levi. Dr. Quazi Imam, drejtor mjekësor i spitalit Arlington Memorial i Teksasit (SHBA)>> Por nëse dikush tërheq vëmendjen për sëmundjen e Alzheimerit, kjo ndodh për arsye të efikasitetit të dobët të mjekimeve që kanë rezultuar te disa pacientë. Dikush është përpjekur ta justifikojë këtë me moshën e madhe të pacientëve, ose me praninë e çrregullimeve të tjera, si p.sh sëmundjet koronare, që kanë nevojë vetë për ilaçe, dhe që nganjëherë mund të mos përshtaten me mjekimet e sëmundjes së Alzheimerit. Autorë të tjerë argumentojnë se ka shumë ndryshime mes vetë pacientëve me Alzheimer, ku është e nevojshme që çdo rast të studiohet si i veçantë, duke mos mundur kështu të arrihet një trajtim i përgjithësuar, dhe që këtu efikasiteti i dobët i një trajtimi mjekësor vlen për këdo. Por fiks ashtu siç ka ndodhur dhe me sëmundje të tjera, sapo mësohen të dhënat e reja të cilat pasqyrojnë zhvillimin e sëmundjes, mund të përcaktohen disa nënlloje, ku secila prej tyre ka karakteristikat e veta ndonëse kanë të përbashkët të njëjtën bërthamë simptomatike. Një tendencë që nuk respektohet në të gjitha rastet, si për shembull me reformën e fundit të D.S.M.V (shkurtimi në anglisht i “manualit diagnostikues dhe statistikor i çrregullimeve mendore”, aktualisht në edicionin e pestë), ato që ishin lloje shumë të ndryshme të çrregullimeve të zhvillimit, janë bashkuar në një epigraf të vetëm, që është çrregullimi i spektrit autik, gjë që mund ta bëjë të vështirë si diagnostikimin ashtu edhe trajtimin specifik. Por sa tipe Alzheimeri ekzistojnë? Një grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë (SHBA) nxori një njoftim për shtyp ku deklaron se kishte arritur të bënte një hap përpara në aspektin inovativ në lidhje me sëmundjen e Alzheimerit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore “Aging”. Nga të dhënat e këtij studimi gjenden pak të dhëna, me përjashtim të atij ku përfshihen 50 pjesëmarrës gjatë 2 viteve të studimit. Sipas rezultateve të këtij studimi, pacientët me Alzheimer mund të ndahen në tre kategori në varësi të evoluimit të simptomave të sëmundjes. Pra, nuk do të kishte vetëm një sëmundje por tre, ose më mirë, tre nëntipe të së njëjtës sëmundje, ku secila prej tyre ka një evoluim të ndryshëm dhe njëkohësisht kërkon një trajtim specifik për ta luftuar. Konkretisht njoftimi për shtyp flet për tipin inflamator, jo inflamator dhe kortikal, duke u identifikuar në secilën prej këtyre nëntipeve simptomatologjike por edhe në proteinat diferenciale. - Në nëntipin inflamator vërehet një shtim që nuk është i pranishëm në dy nëntipet e tjera të proteinës C reaktive, dhe që është i pranishëm kur prodhohen inflamacione në trup; dhe proteina albuminë kryesore për të mbajtur tensionin e zemrës. - Në nëntipin joinflamator, ku nuk vërehen rritje të mëparshme, ekziston një anormalitet në këto proteina. - Në tipin kortikal, që nuk shoqërohet me probleme të kujtesës, i pranishëm tek personat më të rinj në moshë, me probleme më të mëdha që lidhen me të folurin, karakterizohet nga nivele të ulëta të zinkut në organizëm. Njoftimi për shtyp nuk tregon se cili është ndryshimi midis këtyre tipeve të Alzheimerit dhe demencave të tjera me të njëjtat simptoma, për të cilat duhet të përcaktohen diagnoza të reja të ndryshme në mënyrë që të mund të dihet paraprakisht se me çfarë sëmundje ka të bëjë pacienti dhe të ofrohet kështu trajtimi më i përshtatshëm. Edhe autorët nuk e thonë, por ka mundësi që efikasiteti i dobët i trajtimeve aktuale është tamam në thelb të mungesës së diferencimit në secilën nga këto nëntipe, duke dalë si nevojë të analizohet se përse është më i përshtatshëm një trajtim ose një tjetër, dhe jo siç bëhet aktualisht, i njëjti trajtim për të gjithë. Në fakt, autorët mbrojnë tezën se me zbulimin e tyre, hapet një rrugë e re për të arritur një sukses më të lartë në trajtim, duke mundësuar kështu një përshkrim të karakteristikave të veçanta në secilën nga këto nëntipe. Pavarësisht kësaj, është me vend të merret parasysh se këto rezultate duhet të çertifikohen në laboratorë të tjerë para se t’i konsiderojmë si përfundimtare, duke vërtetuar kështu se ekziston i njëjti rezultat në çdo lloj vend të botës. Për ta bërë këtë, manualet e diagnostikimit C.I.E.-10 (klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve aktualisht në edicionin e tij të dhjetë) dhe D.S.M.-V duhet të përfshijnë në rishikimet e tyre të ardhshme se cilat janë këto karakteristika specifike për çdo nëntip, si për diagnostikimin ashtu edhe për trajtimin, kur kjo dihet. Është padyshim një progres i madh, në rrugën për të zbuluar se çfarë është Alzheimeri, ku njëkohësisht shërben edhe për të shpjeguar arsyen se pse psikofarmakologjia ka patur një sukses të vogël në ndërhyrjen për kurimin e Alzheimerit. Ajo për të cilën mund të ishim të sigurt në lidhje me sëmundjen e Alzheimerit është se bëhet fjalë për një problem që kryesisht prek kujtesën, të paktën kështu e dinë edhe njerëzit. Edhe pse në mënyrë jo koshiente, ndërtohet ajo çka është aktualisht dhe ata që gjenden më afër kujtimeve. Në sajë të këtyre gjerave, mund të ngrihesh çdo mëngjes, dhe të marrësh vesh se gjendesh në krevatin tënd, duke hedhur përsipër një rrobë me t’u ngritur nga krevati, duke e ditur se do të të mbulojë dhe duke vënë më pas kafenë për t’u ngrohur para se të nisesh për punë, duke e ditur se në cilin sirtar ndodhet kafeja dhe se si funksionon ekspresi i kafes. Të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera si këto mund të bëhen për të vetmen arsye, mbajtja përmendësh e çdo sendi që shihet, duke i ditur edhe emrin, ku madje mund të dihet edhe se ku blihet ose kush e ka dhuruar. Një jetë pa kujtesë do ishte si një fletë libri e bardhë, ku nuk do ishe në gjendje të njihje asnjeri rreth e rrotull, nëse ke përpara ndonjë gjë me ngjyrë të errët, që nuk lëviz dhe kur tenton ta prekësh është e lëmuar, dhe vazhdon pa e ditur se çfarë është ose për çfarë shërben as sesi quhet, ajo është thjesht karrigia ku vihen rrobat. Imagjino sikur po të afrohet dikush për të të dhënë një të puthur dhe është hera e parë që e sheh, dhe të flet madje me shumë konfidencë, dhe për të zgjidhur situatën, të thotë se është gruaja jote me të cilën je i martuar ndoshta që prej 30 vitesh, por e gjitha kjo nuk të kujtohet fare. Alzheimeri është më shumë se sa mos të dish se ku janë lënë çelësat e makinës, ose të harrosh takimin e javës tek parukieri, pasi kjo gjë që nuk të bie ndër mend me të kaluar dita, mund të jetë thjesht si rrjedhojë e ndonjë gabimi apo një funksionimi të dobët të kujtesës për shkak të moshës së madhe. Kjo sëmundje sjell pasoja më të rënda dhe të dukshme saqë në faza më të avancuara mund të arrijë deri aty sa personi mos të njohë edhe familjarët e vet, duke e perceptuar se bëhet fjalë për të huaj, dhe duke arritur madje edhe sa të humbasë aftësinë për të njohur veten në pasqyrë, pa e ditur se kush është ai ose ajo që shëmbëllen në pasqyrë, as emrin, dhe asgjë nga e kaluara e vet. Një dramë për çdo lloj njeriu, duke ditur se qenia njerëzore zakonisht përkufizohet si e tillë, ajo që është me saktësi, si quhet, kur dhe ku ka lindur, ku ka studiuar dhe punuar, dhe kështu me radhë derisa të plotësohet me më pak ose më shumë kujtime nga jeta. E gjithë struktura e kujtesës mbi të cilën ndërtohen kujtimet, ka në themel atë çfarë është përjetuar, në të cilën mund të futesh kur të duash, për të kujtuar atë që ça ka ndodhur gjatë diplomimit tënd, apo kujt ia dhe puthjen e parë. Por kur sëmundja e Alzheimerit avancon, fillojnë të shfaqen ato që quhen boshllëqet e kujtesës, të cilat janë si hapësira boshe në tru ku ka humbur informacioni që gjendej aty brenda, duke harruar kështu përmbajtjen e tyre, që zotërohet në lidhje me atë vetë dhe me botën që e rrethon, në mënyrë të tillë që kur përpiqet të hyjë aty, kur dëshiron të kujtojë, ato janë bosh fare, ndonëse vetëm disa muaj më parë ishin në gjendje të tregonin shumë qartë detajet lidhur me atë moment të jetës. Është e nevojshme të kihet parasysh se ky proçes i humbjes së fuqisë dhe kujtesës, zhvillohet gradualisht me moshën, si pjesë e përkeqësimit progresiv të funksioneve të organizmit. Por kur shfaqet sëmundja e Alzheimerit, gjithçka ndryshon, ky proçes përshpejtohet, duke sjellë efekte më të dukshme dhe evidente, të cilat mund të çojnë deri në paaftësinë e personit për të kryer funksionet e tij të përditshme në mënyrë të pavarur. Problemet me kujtesën janë konsideruar përgjatë dekadave si simptoma e parë dhe kryesore në momentin e zbulimit të kësaj sëmundje, por pikërisht disa vite më parë është zbuluar se para se të fillojë të humbë kujtesën, personi pëson një sërë ndryshimesh që evidentojnë se diçka nuk shkon mirë brenda tij/saj. Janë ndryshime që mund të kalojnë pa u vënë re për ata persona që nuk e njohin këtë sëmundje, dhe që shpejt justifikohet me të qenit më të konsumuar, pikërisht si shkak i moshës së të sëmurit, pa ditur të bëhet dallimi nga ajo që është vetëm një plakje normale. Në Argjentinë është bërë një hap i madh në lidhje me diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, duke qenë se ishin ata vetë që mblodhën të dhëna mbi ndryshimet emocionale dhe të sjelljes tek pacientët, duke i shndërruar këto në të dhëna treguese të sëmundjes, shumë më përpara shfaqjes së amnezisë së sëmundjes. Në sajë të zbulimeve si kjo, është mundur të zhvillohen instrumente të vlerësimit si p.sh. N.P.I. Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию (https://www.litres.ru/pages/biblio_book/?art=40208183&lfrom=334617187) на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.
КУПИТЬ И СКАЧАТЬ ЗА: 163.22 руб.